Të nxehtit e madh mund të shkaktojë dhimbje koke si pasojë e dehidrimit, mosushqyerjes së rregullt, qëndrimit të tepërt në diell e aromës së rëndë të parfumit.

Këta faktorë mund të shkaktojnë edhe migrenë.

Kur konsumohet më shumë ujë e kur ushqimi hahet me rregull e me orar, dhimbja e kokës do të mund të mënjanohej, shkruan The Washington Post.

Parandalimi

Sipas Fondacionit amerikan për migrenën njerëzit duhet të ndërmarrin disa hapa në mënyrë që ta parandalojnë dhimbjen e kokës gjatë temperaturave të larta.

-Brenda ditës të konsumohet më shumë ujë

Të evitohen ushtrimet gjatë orëve të ngrohta

Të evitohet sa më shumë ekspozimi në diell

Të vendosen syze dielli me polarizim

Të mos vendosen parfume me erë të rëndë e po ashtu as kremra që përmbajnë parfume

Të konsumohet ushqimi në kohën dhe orar të njëjtë

Të merren terapitë e nevojshme sipas përshkrimit të mjekut

Të mbahen ilaçet në temperaturë të dhomës

Trajtimi

Nëse ndonjë person ka dhimbje koke, ka disa teknika të lehta që duhet ndjekur në mënyrë që ta kalojë më shpejtë.

-Pushimi nën hije

Përdorimi i ndonjë lecke apo pakoje me akull duke e vendosur në trup apo në kokë në mënyrë që të ulet temperatura trupore

-Evitimi i pijeve që përmbajnë kafeinë

Përveç aplikimit të këtyre metodave, personat me dhimbje koke mund të përdorin tableta kundër dhimbjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here