Ne keto dite te nxehta, autoritetet e shendetesise ju bejne apel qytetareve qe te menjanojne jo vetem ekspozimin ne diell, por te mbrohen dhe ne ambientet e mbyllura, si zyra apo banesa, pasi temperaturat e larta dhe lageshtira krijojne te ashtuquajturat goditje nga nxehtesia.Dhe jane pikerisht keto qe sjellin probleme ne organizem.
“Goditje nga dielli, per rastet e ekspozimit te njerezve, apo popullsise ne rrezet direkte te diellit, po kemi dhe goditje nga nxehtesia, e cila ndodh ne shtepi, ne zyre, ne ato ambiente ku jetohet dhe punohet, ku temperatura eshte e madhe dhe duke u bashkuar me lageshtiren, jep goditjen nga nxehtesia”, shprehen mjeket specialiste.
Ata japin keshillat e nevojshme se si te mbrohemi ne keto kushte, duke filluar qe nga rregullimi i temperatures mes ambientit te brendshem dhe atij te jashtem, si dhe ne veçanti per ata qe punojne dhe jetojne ne mjedise me kondicioner.
“Gjate dites dritaret mbahen te mbyllura dhe ajrosja e shtepise mire eshte te behet ne oret e para te mengjesit. Po keshtu ne shtepi te rrine me veshje sa me te lehta. Nuk duhet te kete diference te madhe te temperatures se ambientit brenda me ambientin jashte. Njerezit qe perdorin kondicioner nuk duhet te qendrojne ne nje diference me shume se pese grade me ambientin jashte”, vijojne mjeket specialiste.