Kolesteroli i lartë është i rrezikshëm sepse bllokon enët e gjakut dhe kontribuon në zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare, sulmit në zemër dhe në tru.
Megjithatë, ne mund të ndikojmë në nivelin e tij duke ndryshuar stilin e jetesës, pra ushtrimet e rregullta dhe një zgjedhje të zgjuar të ushqimit që hamë. Sipas mjekëve, ekziston një perime që mund të bëjë mrekulli dhe ajo është bamja, shkruan Index.hr.
Bamja ul kolesterolin, largon toksinat nga trupi. Gjithashtu ndihmon në ruajtjen e aciditetit të nevojshëm të sistemit tretës dhe përmirëson përthithjen e lëndëve ushqyese. Ajo përmban polifenole që ndihmojnë në uljen e rrezikut të sulmit në tru dhe sëmundjeve të zemrës.
Kjo perime është gjithashtu një zgjedhje e shkëlqyer për ata që duan të humbin kilogramët e tepërt. Përkatësisht, është burim i fibrave, lëndëve ushqyese dhe yndyrave të shëndetshme.