Agron Islami
Halil Patrona, një shqiptar nga Hurpishteja i cili i dha fund periudhës së tulipanit (1703-1730), duke shkarkuar sulltanin dhe marrë edhe kokën Ibrahim Pashës (sadriazamit). Në realitetin e ri, Halili në një mënyrë e kishte kapur shtetin dhe si i tillë mbante dhe fjalime të zjarrta para masave të mdha në Stamboll.
Një ditë, derisa po mbante një fjalim, truproja e tij i dorëzoi një cop letër ku shkruhej: “Mos shko në saraj, të kanë ngritur kurth dhe të likuidohesh.”
Bëhej fjalë për ftesën e Sulltan Muhamudit të pare dhe “darkën” që ai e kishte përgatitur për Halilin dhe shokët e tij në Saraj.
Megjithëse, informata për planin e Sulltanit për të vrar Halilin me shokë gjendej në gjepin e këtij të parit, ata prap shkuan në darkën e vdekjes. Në faktë, Halili nuk e dinte çfarë shkruante në atë letër, sepse ai nuk dinte shkrim dhe lexim, por që mosdijen e kishte fshehur nga shokët e tij dhe masa. Madje, letrës ia kishte hedhur një sy, për tu dukur i lexueshëm, më pas e kishte futur ne xhep. Kështu, ai e “ruajti” karizmën edhe për disa orë.
Përfundimi i fshehjes së mosdijes ishte likuidimi…