Një grua humbi gjysmën e këmbës në jug të ishullit Padre në Teksas pasi u sulmua nga një peshkaqen.

Tabatha Sullivent tha se u shtrua në spital më 4 korrik pasi peshkaqeni e kafshoi në këmbën e majtë derisa apo jo qëndronte në ujë të cekët. Ajo ka thënë se në fillim s’e hetoi peshkaqenin, e dikur iu duk si ndonjë peshk i madh, ka shkruar “People”.

Pushuesit në bregdetin e Floridas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u…

Shumë njerëz sulmohen nga peshkaqenët çdo vit në botë. Viteve të fundit janë shtuar raportimet e tilla, por në anën tjetër ekzistojnë rekomandime se si të shmangen sulmet.

Mos i mbani sytë në të

Peshkaqenët kanë metoda të ndryshme të mënyrës së sulmit. Nganjëherë notojnë lart në sipërfaqe të ujit, e ndonjëherë rrinë në mes të ujit, e disa herë fshihen poshtë.

Një burrë me kajak nga Zelanda e Re po filmonte një fokë…

Për t’u mbrojtur nga sulmet e mundshme, duhet të lokalizohet ai, në mënyrë që të kontrollohen dhe vëzhgohen lëvizjet e tij. Edhe kur jeni duke u tërhequr drejt bregut, sigurohuni që jeni në dijeni të vendndodhjes së tij, në mënyrë që të keni kontroll mbi situatën.

Qëndroni të qetë

Kur dalloni peshkaqenin, ka shumë mundësi që ai të largohet pa iu shqetësuar. Ju nuk mund të notoni më shpejt se ai, kështu që çdo tentativë për t’u larguar me shpejtësi dhe pa zhurmë nga vendi i ngjarjes do të jetë e kotë. Përpiquni të mbani distancë me të, duke u tërhequr ngadalë. Nëse peshkaqeni hidhet drejt jush, bëni lëvizje anash, që përpjekja e tij të shkojë huq.

Oqeani është shtëpia e jetesës detare të të gjitha madhësive, ngjyrave e…

Mos ia ktheni shpinën

Peshkaqeni di të jetë i paparashikueshëm dhe t’iu sulmojë në befasi. Andaj, vazhdoni të lëvizni me qetësi drejt bregut, gjithmonë me pamje kah ai.

Nëse pranë vetes keni shkëmbinj apo objekte të forta ku mund të vendoseni, bëjeni gjithsesi këtë, për t’ia pamundësuar atij t’iu afrohet.

Qëndroni disa momente aty, derisa të jeni të sigurt që peshkaqeni ka hequr dorë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here