Nëse gjithmonë keni dashur të kultivoni rigon në ballkonin tuaj, po ju japim disa këshilla të dobishme

Rigoni është bimë e qëndrueshme shumëvjeçare që mund të përballojë madje edhe shumë furtuna dëbore. Mund ta kultivoni nga farat apo ta blini si fidan.

Është optimale që rigoni juaj të jetë i ekspozuar diellit tetë orë në ditë. Mos e ujisni kurrë derisa dheu të thahet mirë.

Nuk ka nevojë për shumë pleh, ndërkaq teprica vetëm që do t’ia prishë shijen.

Insektet dhe sëmundjet rrallë e sulmojnë rigonin, mirëpo nëse paraqitet nevoja, përdorni mjete organike, transmeton Telegrafi.

Kur bima juaj të rritet deri në 10 cm, mund t’i ndukni fletët.

Për të ruajtur shijen rigoni, është më mirë fletët t’i ndukni në mëngjes.

Rigoni mund të përdoret i freskët ose i thatë, madje edhe i ngrirë, edhe pse është ideale që të përdorni të freskët.

Kjo bimë barishtore shumëvjeçare me erë të këndshme, me kërcell të hollë, me gjethe të vogla vezake, me lule të bardha ose ngjyrë trëndafili, rritet vetvetiu në toka të thata.

Për shkak se është një ilaç antioksidant dhe anti-inflamator, rigoni ndihmon në trajtimin e sëmundjeve të ndryshme.

Përveçse si një erëz, rigonin mund ta përdorni dhe si çaj për të trajtuar probleme të ndryshme.

Për të ruajtur cilësinë dhe vlerat e rigonit, ekspertët rekomandojnë përdorimin e rigonit të freskët në vend të atij të thatë, për një shije dhe përfitime më të plota.

Rigoni i freskët duhet të jetë i gjelbër dhe i shëndetshëm, pa njolla të errëta ose të verdha. Rigoni i thatë duhet të ruhet në enë xhami në vende të errëta dhe të thata për të ruajtur aromën dhe vetitë e tij për një periudhë deri në gjashtë muaj.

/Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here