Kondicionerët janë një artikull i domosdoshëm në shtëpi gjatë ditëve dhe netëve të nxehta të verës. Shpesh, shumë njerëz flenë në një dhomë me kondicioner të ndezur, për të shpëtuar nga djersitja, zgjimet e vazhdueshme dhe shqetësimet që sjellin netë të tilla të zjarrta.

Temperaturat në verë shpesh i kalojnë 35 gradë Celsius, por shumë mjekë paralajmërojnë se nuk është e shëndetshme që temperatura në dhomë të jetë dukshëm më e ulët se jashtë. Ekspertët nuk e rekomandojnë gjumin me kondicioner të ndezur dhe nënvizojnë se është e rëndësishme që dhomat të freskohen para se të shkoni në shtrat.

Domethënë ju mund të përdorni kondicionerin që ndodhet në një dhomë tjetër ose të ftohni dhomën e gjumit nëse ka kondicioner dhe më pas ta fikni.

Gjumi nën ajër të kondicionuar mund të çojë në probleme të shumta shëndetësore si ngurtësim i kockave dhe muskujve ose sëmundje të frymëmarrjes. Foshnjat dhe pacientët kronikë janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj klimës.

Një detaj tjetër i rëndësishëm që shumë e harrojnë është edhe pastrimi i rregullt i kondicionerit. Nëse kondicioneri nuk pastrohet, mund të shkaktojë probleme të tilla si astma te grupet e ndjeshme si astmatikët dhe fëmijët, si dhe mund të ndikojë negativisht tek njerëzit e shëndetshëm. /a.r

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here