Zakonisht, vietnamezi Trong Van Dëo prodhon versione ekzotike të automobilave si Bugatti Veyron ose Ferrari GTO, të cilat në fakt mund të drejtohen.
Produkti i tij i fundit, megjithatë, është fryt i një dizajni për të cilin ai i besoi inteligjencës artificiale.
Është një mjet që mund të lëvizë me ndihmën e baterive dhe bazamenti përbëhet nga një shasi metalike.
Çdo pjesë është e teksturuar dhe e punuar me dorë nga druri i lehtë, duke përfshirë ingranazhet që shtojnë pamjen futuriste.
Për karrocën e këtij mjeti, besoni apo jo, është përdorur një mjet i zakonshëm që mund të gjendet në çdo punishte.