Disa pilula për trajtime shëndetësore nuk duhet të kombinohen me disa ushqime të caktuara.

Në mënyrë që pilulat të kryejnë funksionin me sukses duhet të ndiqen udhëzimet e mjekut.
Times of India ka shkruar se disa nga kombinimet që nuk duhet të bëhen.

Grejpfruti nuk duhet të kombinohet me pilula kundër kolesterolit apo medikamente të tjera, sepse kjo frutë mund të rrisë nivelin e koncentrimit të ilaçit në gjak. Kjo ndodhë për shkak se grejpfruti shkakton disa enzime në mëlçi dhe organe të tjera tretëse të cilat janë përgjegjëse për shpërbërjen e medikamenteve. Koncentrimi i lartë i ilaçeve mund të rrisë efektet anësore dhe toksifikimin. 

Nuk duhet konsumuar grepjfrut nëse jeni duke marrë ilaçe kundër kolesterolit, bllokues të kalciumit apo medikamente të tjera. Efektet anësore që ndodhin si shkak i këtij kombinimi janë, dhimbja dhe dëmtimi i muskujve, ulja e rrezikshme e tensionit të gjakut, efekti i madh qetësues, rreziku nga sindroma e serotoninës si dhe rreziku nga infeksioni apo dëmtimi i veshkave.

Perimet me gjethe të gjelbra nuk duhet të kombinohen me hollues të gjakut si për shembull ilaçi Warfarin. Perimet me gjethe të gjelbra si spinaqi apo brokoli, përmbajnë sasi të mëdha të vitaminës K, e cila luan rol të rëndësishëm në mpiksjen e gjakut. Warfarini vepron duke ulur aktivitetin e vitaminës K në mënyrë që mos të ndodhë mpiksja. Pra sasi të mëdha të vitaminës K mund të kundërveprojnë me Warfarinën, duke ia ulur efektin dhe duke rritur rrezikun nga mpiksja. Ky kombinim mund të rrisë rrezikun nga sulmi në zemër apo edhe tromboza.

Bulmeti dhe antibiotikët nuk duhet kombinuar. Qumështi, djathi apo kosi nuk duhet të konsumohen menjëherë, para apo pas marrjes së antibiotikëve sepse përmbajnë kalcium, i cili mund të lidhet me antibiotikët në traktin tretës dhe të formojë komplekse të patretshme. Kjo lloj lidhje mund të ndalojë përthithjen e antibiotikëve duke mos i lënë ta kryejnë funksionin që kanë duke bërë të mundur ndalimin e trajtimit të infeksionit përkatës duke rritur rrezikun nga shumimi i baktereve.

Alkooli nuk duhet shoqëruar me barna kundër dhimbjes, antideprsivë apo të tjera medikamente sepse krijohen shanse të mëdha të interferimit me alkoolin, gjë që krijon mundësi më të mëdha për efekte anësore negative si dëmtimi i mëlçisë, hipoglikemi si dhe ulje të tensionit të gjakut.

Bananet nuk duhet të shoqërohen me barna për tension të gjakut, të cilët mund të kenë ndikim të madh kur shoqërohen me këtë frutë, sepse banania përmban kalium dhe ilaçet për tension rrisin nivelin e kaliumit në gjak duke reduktuar sasitë e kaliumit në veshka. Konsumimi i sasive të mëdha të babanave ndërkohë që merren edhe këto ilaçe mund të çojë në nivel tepër të lartë të kaliumit, gjë që mund të ndikojë në parregullsi të rrahjeve të zemrës, dobësim të muskujve apo paralizë si dhe rrezik nga sulmi kardiak fatal.

Çokollata nuk duhet të kombinohet me medikamente për trajtimin e sistemit nervor sepse ajo përmban tyraminë, e cila mund të ndërveprojë me këto ilaçe në mënyrë të rrezikshme. Ilaçet për trajtimin e sistemit nervor kanë për qëllim shpërbërjen e tyraminës, kurse kombinimi i tyre me çokollatë mund të çojë në akumulim. Nivelet e larta të tyraminës mund të shkaktojnë hipertension. Çokollata mund të interferojë më këto medikamente dhe të çojë në efekte anësore si kokëdhimbje, rrezik nga sulmi në zemër si dhe hipertension akut, gjë që mund të kërkojë trajtim emergjent.

Çaji i gjelbër nuk duhet të shoqërohet me antikoagulant sepse ai përmban vitaminë K, e cila mund të interferojë më Warfarinën, njëjtë sikur tek perimet me gjethe të gjelbra.

Mishi i procesuar dhe ilaçet për trajtimin e sistemit nervor nuk duhet të kombinohen sepse, sikur çokollata, edhe mishi i procesuar përmban tyraminë, e cila mund të kundërveprojë me ilaçet duke shkaktuar krizë me hipertension, pasi mund të çojë në tension të lartë të gjakut, rrezik nga kokë dhimbja e shpeshtë si dhe rrezik nga sulmi në zemër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here