Nuk ndihen më sikur janë në lidhje
Arsyeja kryesore përse meshkujt tradhtojnë është sepse emocionalisht, ndihen të shkëputur nga lidhja, ose të paktën në aspektin seksual. Ata mund të kenë humbur interesin në tërësi ose mund të jenë mërzitur me monotoni.
Iu dha një mundësi dhe e shfrytëzoi
Mund të jetë një kolege, një shoqe klase ose edhe një e panjohur në një lokal. Entuziazmi i diçkaje të re mund ta bëjë atë të ndihet si i dëshiruar sërish.
Ai po vuan nga një pështjellim ndjenjash
Meshkujt mund të tradhtojnë edhe kur ndodhen në një kaos emocional, pas një sherri me partneren ose diçka të ngjashme. Meshkuj të ndryshëm i përballojnë situata të tilla duke konsumuar alkool, drogë-ra të ndryshme. Ata mund të provojnë gjithçka për të larguar dhembjen.