A ju mban ora e brendshme zgjuar natën? Sindroma e fazës së vonuar të gjumit mund të jetë fajtor dhe është më e zakonshme nga sa mendoni

 

Njerëzit me sindromën e fazës së vonuar të gjumit nuk janë në gjendje të përshtaten me oraret e vendosura nga shoqëria për gjumë-zgjim. Për shkak të mungesës së informacionit dhe të kuptuarit të këtij çrregullimi, njerëzit rreth tyre shpesh i konsiderojnë dembelë.

 

Ky çrregullim i ritmit cirkadian ndikon në aftësinë e një personi për të shkuar në shtrat në një orë “normale”.

Ne të gjithë biem dakord në faktin që një gjumë jo i mirë dhe cilësor ndikon në gjithë mbarëvajtjen e përditshmërisë mes punës, shtëpisë e familjes. Por, duket se ekziston edhe një çrregullim që ndryshe njihet si DSPS (Delayed sleep phase syndrome), pra një sindromë e gjumit të vonuar.

Çfarë është ky lloj çrregullimi?

Pavarësisht se çfarë bëni, trupi nuk funksionon sipas një orari të pranueshëm, këta persona flenë zakonisht nga ora dy deri në gjashtë të mëngjesit. Me pak fjalë, ju shndërroheni në një “buf nate”.

Njerëzit me sindromën e fazës së gjumit të vonuar kanë vështirësi jo vetëm në përpjekjen për të shpjeguar atë që po përjetojnë, por edhe të përshtaten me një orar normal gjumi.

Çfarë e shkakton sindromën e gjumit të vonuar?

Kur flemë pak dhe keq, ndihemi të lodhur, të irrituar dhe pa energjinë e duhur për të përballuar ditën.

Nuk ka asnjë faktor të vetëm që shpjegon pse disa njerëz vuajnë nga ky çrregullim. Në fund të fundit, orët e brendshme të disa njerëzve nuk përputhen me një ritëm të caktuar cirkadian (gjumë-zgjim).

Ajo që studiuesit kanë gjetur është se shumë aspekte të jetës mund të ndikojnë në këtë gjendje. Këta faktorë janë:

▪ Gjenetika

▪ Ndryshimet pas pubertetit

▪ Çrregullimet psikologjike dhe neurologjike

Sapo personi i prekur nga kjo sindromë bie në gjumë, nuk e ka të vështirë të qëndrojë në gjumë. Ata flenë vazhdimisht dhe nuk zgjohen – një shenjë e pagjumësisë së mirëmbajtjes së gjumit.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) thotë se mungesa e gjumit cilësor dhe të qetë rregullisht ju vë në rrezik të shtuar të: presionit të lartë të gjakut, diabetit, Alzheimerit, goditjes në tru, atakut në zemër.

Pasi të mësoni se çfarë mund të ndodhë, mund të ndërmerrni veprime për të mbështetur gjumin më të mirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here