Ndërsa mjekët po këshillojnë që përdorimi i sheqerit të shmanget, për shkak të dëmit që i shkakton shëndetit, ka disa shenja që tregojnë se jeni duke konsumuar shumë sheqer.
Nëse po konsumoni shumë kalori përmes ushqimit që përmban sheqer të shtuar, dëshira për të ngrënë ushqime të tilla do të rritet.
Sheqeri i tepërt në organizëm shkakton probleme me lëkurën, si inflamacioni, nga i cili shkaktohen aknet në moshë të hershme.
Sheqeri i tepërt në gjak, shkakton lodhje, edhe nëse ju bëni gjumë të rregullt.
Konsumimi i sheqerit të tepërt ul imunitetin e organizmit, duke pasur predispozita të sëmureni më shpesh.
Të ngrënit sheqer në baza ditore, mund të shkaktojnë luhatje të nivelit të sheqerit në gjak, gjë që shkakton rezistencë ndaj insulinës, që si rezultat mund të zhvillohet sëmundja e diabetit të tipit 2.
Shtimi i peshës për kohë të shkurtë, është një tjetër faktor që tregon se jeni duke konsumuar shumë sheqer.