A e dini se truri juaj e prodhon natyrshëm hormonin e quajtur melatonin, kur jeni në një mjedis të errët?

Ky hormon mbështet ritmet cirkadiane të trupit tuaj, si dhe gjumin e përditshëm.

Një nga fuqitë kryesore të një suplementi me melatoninë, është se mund t’ju ndihmojnë të bëni një gjumë më të mirë.

Sipas mjekëve, melatonina në përgjithësi është e sigurt kur merret në doza të ulëta dhe ëmerret vetëm për përdorim afatshkurtër.

Megjithatë, ekzistojnë disa rreziqe kur bëhet fjalë për marrjen e një suplementi për të plotësuar nevojat e trupit tuaj.

AgroWeb.org ju fton të lexoni më tej, për të mësuar më shumë rreth efekteve anësore që melatonina mund të shkaktojë.

Mund të bashkëveprojë me medikamente të caktuara
Në varësi të medikamenteve që merrni, melatonina mund të ndërveprojë negativisht me to, duke shkaktuar efekte të padëshirueshme anësore.

Prandaj sugjerohet gjithmonë, që para se të merrni të tilla suplemente, të këshilloheni fillimisht me mjekun tuaj.

Mund të shkaktojë efekte anësore afatshkurtra
Efektet anësore të zakonshme nga përdorimi i melatoninës përfshijnë dhimbje koke, marramendje, të përziera dhe përgjumje.

Në pjesën më të madhe, këto simptoma janë të buta dhe afatshkurtra.

Mund të ulë nivelet e energjisë
Melatonina mund të ulë nivelin e energjisë, gjë që mund të imitojë ose të nxisë një gjendje depresive tek njerëzit që tashmë vuajnë nga sëmundja.

Por disa ekspertë sugjerojnë se ju mund të rrisni marrjen e vitaminës D për të balancuar këtë efekt negativ.

Kjo sepse vitamina D është një mënyrë e mirë për të përmirësuar gjendjen shpirtërore dhe mund t’iu vijë në ndihmë disave.

Por nëse përjetoni ndryshime të tepruara të humorit duhet të ndaloni marrjen e suplementit.

Të moshuarit i ndjejnë më tepër efektet anësore
Nga të gjithë përdoruesit, të moshuarit mund të jenë më të ndjeshëm ndaj melatoninës dhe kanë më shumë gjasa të zhvillojnë efekte anësore, veçanërisht përgjumje dhe letargji.

Ekspertët sugjerojnë gjithashtu, se të moshuarit që vuajnë nga demenca nuk duhet të marrin melatoninë.

Mos e teproni me dozën
Ironikisht, nëse doza që merrni është shumë e lartë, suplementi mund t’ju lërë pa gjumë.

Një efekt krejt i kundërt me atë që po përpiqeni të arrini.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here