Shëndeti mendor është shumë i rëndësishëm për secilin individ dhe mjekët këshillojnë që të konsiderohet si prioritet.

Disa mosmarrëveshje në familje mund të shkaktojnë probleme me shëndetin mendor për disa njerëz, prandaj psikologët kanë dhënë disa rekomandime se si duhet vepruar, raporton India.com

Këshilla numër një është komunikimi i mirëfilltë. Një komunikim i hapur dhe i sinqertë është çelësi për të zgjedhur çdo problem familjar. Të shprehurit në mënyrë të qetë e të sinqertë do t’i ndihmojë çdokujt të shprehë mendimin që ka, duke ndërtuar komunikim të shëndoshë në mes të anëtarëve të familjes.

Këshilla e dytë është vendosja e kufijve. Çdokujt mund t’i soset durimi për disa gjëra të caktuara. Pra, vendosja e kufijve në mes të familjarëve është gjë me rëndësi. Të gjithë do ta kenë të qartë deri ku mund të shkojnë në komunikim me njëri-tjetrin. Kufijtë ndihmojnë në mbajtjen e një marrëdhënie të shëndoshë brenda familjes.

Këshilla e tretë është praktikimi i kujdesit ndaj vetvetes. Secili njeri duhet ta bëjë prioritet kujdesin ndaj vetes. Kjo mund të arrihet përmes meditimit si dhe duke bërë terapi të psikologu përkatës. Çdo kush që ka paragjykime për seancat psikologjike, duhet t’i heq ato, sepse kjo gjë është mendim i gabuar.

Këshilla e katërt është të krijohen pritshmëri reale kundrejt situatave të ndryshme. Dinamika familjare mund të krijojë mendime të ndryshme rreth shumë çështjeve, por asnjë person nuk duhet të krijojë pritshmëri që nuk përkojnë me realitetin. Por këtë duhet ta bëjnë të gjitha palët në familje. Nuk duhet lejuar që të përmbushen standardet që i vendos dikush tjetër e që nuk janë të realizueshme në realitet.

Këshilla e pestë është të kërkohet mbështetje. Duke ofruar e duke kërkuar mbështetje tek anëtarët e familjes krijohen marrëdhëniet të shëndosha. Por përveç familjes këtu mund të luajë rol edhe shoqëria. Mendimet e të tjerëve ndonjëherë do të mund ta ndriçojnë mënyrën e të menduarit që një person mund të ketë kundrejt një çështjeje.

Këshilla e gjashtë është mosekspozimi në situata shqetësuese. Nëse dikush e gjen veten se po stresohet gjithmonë në një situatë të caktuar e që përsëritet vazhdimisht, duhet ta evitojë këtë gjë. Nuk është e nevojshme që të krijohen strese e pakënaqësi duke u ekspozuar vazhdimisht në një situatë në të cilën nuk ndjeheni rehat.

Këshilla e shtatë është të praktikohet mirënjohja. Në mënyrë që dikush të ndjehet mirë në familje duhet të praktikojë mirënjohjen ndaj vetes e edhe ndaj veprimeve të anëtareve të tjerë në familje. Rregullisht familjarët duhet të praktikojnë mirënjohjen ndaj njëri-tjetrit, pavarësisht se sa të vogla mund të jenë përpjekjet që dikush i bën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here