Jahja Drancolli
Si sot, në vitin 293, duke ndjerë nevojën për t’u përqendruar më shumë në problemet civile dhe ushtarake, perandori romak Diokleciani, Iliri i Salonës (trevë e Splitit, 284-305), zgjeroi kolegjiumin perandorak, një qeveri e quajtur Tetrarkia ose katër kolegë, të cilët ndanin pushtetin në të njëjtën kohë. Njëri prej tyre ishte fisniku dardan Konstanci I Klorus, babai i Kostandinit të Madh nga martesa e tij me Helenën. Në këtë kontekst, të katër kolegët kishin lidhje me birësim ose martesë dhe ishin të gjithë ilirë që kishin arritur komandën e lartë pas një karriere të gjatë ushtarake. Vlen të theksohet se, nga kjo periudhë deri në rënien e Perandorisë Romake, shumica e perandorëve ishin me origjinë ilire!