Pjesë nga kujtimet e Hajredin Bej Cakranit (1860–1940)

… Në Durrës takoj Abdi Benë (Toptanin) dhe më thotë javash, se nga fillimi i vjeshtërave nga ana e sërbëve kish ardhur një inglis dhe këta bajraktartë që e ruajin ranë në pusi e u vranë, po dhe ky shpëtoi në qime e u plagos. Kjo gjë rrëfen se ky është ndonjë që rëndon e që j’u shkeli më kallo, si do që janë tok fitonjës e mund të gjezdisin nëpër njëri – jatrin. Po kur më erdhi më çiflig, më llafosi se Qeveria e Durrësit ka kërkuar në Conférence de Paix mandatnë e Italisë, këjo është hataja më e madhe! Duajn ta ndajnë copa – copa qysh e kanë bërë në mënd dhe inglistë j’a kanë dhënë vetë llafnë për të marrnë Vlornë si kaza të tyrej më atë kartë, që e thoshën hiderland. Pa syrin e kishin më të gjithë Shqipërinë.

Nashti nuk mund të hajë llafnë, por po e latë Qeverinë më këmbë e t’a firmosë mandatnë, j’u mori lumi për fare! Duhet doemos të rrëzohet qeveria jote, e një përfaqësi a nuk e di, se jam akoma tym, të mos e pranojë mandatnë e Italisë! Që ajo të shkruaj e vulos më emër t’onë, se as emëri, jo më vatanënuk do të mbetet më! – Abdi Bej, po ka njeri më dynja më anë të Durrësit je tiqë mejtimin sefte për Kongresnë e dhe zotrote, tjatër se u hoqe prapa! Pa atje nevej po n’a del shpyrti nga hundët dhe ai si vuri buzën më gas dhe e ç’duku atças e shtyu muhabetnë më tutje. – Ndaj kam dërguar dhëndërrin, që është prefekt këtu Abdul Benë (Ypi) të vejë më Tiranë e të piqet me Reuf Benë (Fico). Të hapet ky llaf nëpër pari e të besuarë, po në vesh se nga kjo qeveri ç’nukë pret, ti e di vetë se je atje!

Si do që më qesëndisi për qeverinë, u bëra mal që më besoi një haber të këtillë! Se këjo dëftente që ai i dijë të gjitha ato që unë ziresha sahat e minut me këta të qeverisë e sidomos me ata të délégation de la Conférence de la Paix – Do mbëlidhemi ne të kazave t’onë, do çojmë haber dhe më krujanë e matjanë, të hapemi më paritë e tyrej se dhe nashti që të llafos, është vonë më duket! Si do që inglistë si shih’ dot që nga puna e sinuarëve, po i mbushja mëndjen vetes, se qoftë dhe një njeri vetëm që desh e vranë më pusi, si zor të mund të bëjë një punë kaq të madhe! E pyeç Abdi Benë se ku është nashti inglizi. – Iku nga ju, a andej nga Berati me këtë punë më tha. Kaq duhej, që të vij e të pjek t’im vëlla Bektash Benë (Cakrani).

Ai më keq nga unë u sos më Berat, po inglizi që Abdi Beu j’a thosh Eden, ish sosur më Gjirokastrë. Këjo punë shkurt, po të mos bëjim gjë nashti këtë dimër që të rrëzohim Qeverinë e Durrësit e të bëjim një sagllam që të dil’ kondra atyrej që vëndos ajo, ishim si ata që iknin me sytë mbyllurë e gjezdisin buzë greminës! Po duket se të gjallë e të pa fat, nukë ka! Po halli ishte se ku mund të bëhej këjo mbëledhje, se për të liga Qeveri e Durrësit ishte hazër! Nga ne ca kokërra mbetmë që kishim varur turitë qëkurë për ato që bënte, por ajo as që kishte qeder! Pa më të gjithë vëndë ishin italiantë dhe mund të vriteshe me ta atças t’a mirrnin vesh, me ç’pamë dhe më Vlorë.

Si do që të ngjasë duhej bërë Kongres me përfaqësonjës nga tërë kazatë, pa të bëje pastaj qeveri! Bektash Beu ishte i prerë për këto punë, po mua më tha se italiantë i ke më ç’do vënd, prandaj duhet një fuqi e madhe të rrethos vëndë. – Jo një, po shumë j’u këtheva se më hyri në sinuar. – Duhet meso vënd të vijnë e të mblidhen të tërë atças, se vetëm kohë nuk ka! Mëndjet e të gjithëve janë për në Lushnje, qysh thoni? – Atë që thashë Bektash Bej, kërceva unë nga vëndi, se si duajn’ të vijnë njerst atças, vijnë dhe të ligjtë e ushtërija dhe do mejtuar mirë! – Hajredin Bej (Cakrani), njerëzve po u çojnë haber që nashti, ti thua dale të pij kafenë unë! – Po edhe që të derdhet ushtërija e të lëftojim pa filluarë fare e pa bërë asnjë punë, nuk është me vënd Bektash Bej! – Xhandërmarinë e Lushnjes e ka më dorë kapiten Meleq Be Frashëri, kështu që brënda u ujdis këjo punë më duket! – Ç’po thua Bektash Bej, po sikur janë nja katër anë që duhet të ziren se është fushë e i ligu të vjen nga s’e pret! Ti më fjalos për nja njëzet bujq e atë baltovinë që mezi shkon njeriu! Mirë u vajti në mënd aty, si vënd i vogël e i qetë, po o do ruajtur ky vënd i hapët, o s’kemi gjë më vijë e fjalosemi kot havadan, pa kemi dhe kohë të tepërme! Sulo Beu u ngre dhe tha: – Nuk ngjet ajo e rrebelëve më Hajredin Bej, se i bie që të kemi vdekur të tërë e më këtë krah të Ardenicës që nashti t’i mbëledh dyqint a më shumë shpyrt! Bektashi e vështroi dhe i tha: – Nukë do rrimë karakoll, po fuqia më e madhe e italianëve si e dini, është e grumbulluar më Vlorë dhe për tri sahat i ke këtu, vetë do rrish me t’a! – Po dhe vetë rrij se s’është turp, po ja ku kemi Kamber Benë (Belishova)me të tjerë, pa flasim dhe Hysni Toskën dhe si ahere po qe dhe e ndezim përsi! Bektash Beu e pa një herë dhe tundi kokën.

Kamber Beu ish i zoti dhe tha qoft’ e bërë, këtu më keni ditë natë, po sa llafosemi duhet të iknim fërtunë për të bërë fuqinë hazër. Po nga veriu që kemi dhe qeverinë tënde të Durrësit dhe italiantë me topa e mitroloza?! Më mirë të vete e të mirrem vesh për ndonjë fuqi të vijë që andej, pa dhe nga ana tjatër më dhanë llafnë e sikur ka ardhur një fuqi me njers nga anët e Dumresë. Unë u nxiva dhe iu ktheva t’im vëllai Bektashit: – Ajo është qeveria ime, jote, e Sulo Beut e të gjithë ne shqipëtarëve që i bëjmë punët më këmbë dhe po ne jemi që kur këto punë mish -mash n’a çojnë në buzë, e kemi zgjidhjen, dyfeknë! Paska qënë nëmë e madhe ajo që nuk n’a u nda këmba -këmbës se nuk zgjidhmë një gjë me njerzillëk si gjithë dynjaja, po një më dy e dyfeknë! Im vëlla qeshi dhe tha: – Ajo dynja n’a i ka me hilè, ndaj ne i duhemi këtë ditë vatanit e mos të të mbetet hatëri se shaka bëra! – Nuk më tregon dot mua arat, i thashë, se të kam mbajturë për dore kur hidhje këmbët, po s’bëmë një gjë si njerst! Se dynjaja ka mbeturë për këtë copë vënd baltovinë! Po n’a i shohin mëndjen e n’a vënë festen, ndaj kam inat! Po hajd’ të vemë më Lushnje e të mirremi vesh se kë kanë cakëtuar ata ndonjë fuqi me njers për nga krahu i veriut a u themi atyrej. – N’a more mëndë me fjalime, atë e kisha ndërmënd që qëparzaj, po ti s’të lë mëndje!

Kur vajtmë atje kishin ardhur nja njëqint e ca matjanë me në krye një djalë të ri fare, nja njëzetë, njëzetë e ca vjeç nga dera e Zogollajve e që e thoshin Amet Bej (Zogu). Këtë e kishja dëgjuar nga im vëlla që se ç’kishin pasur ca krushqi qëkur dyert e matjanëve me Toptanaj. Dhe nashti ishin ungj e nip duket me Esat Pashnë (Toptani) e që më trubulloi më shumë se vetë Esat Pasha, që kish vitra që n’a dil’ më ëndërr. Po im vëlla Bektashi m’a këndoi mëndjen, duket dhe e pyet: – Amet Bej, sa ty unë kam djalnë dhe më vjen mirë e bëhem mal kur shoh se si e ke marrë përpjekur këtë punë. Po nukë më thua se qysh nuk e ndihe dajon kur erdh’ që të lëftoj rrebeltë, se andej nga anët tuaja u derdhë me ushtëri e ju i vajtët pas, mbase me hak! Ahmet Beu, që ish më i hollë në mëndje se ç’pamdehmë tha: – Vërtet kur u sos më anët t’onë unë isha çilimi nga kapedantë e tjerë që vëndosnë ti bien pas, sido që kisha dhe ahere djem të ri me vete. E atijë i duhej fuqi e madhe për të shtypurë rrebeltë, po aty ai e ndjeu dhe t’i këtheje llafnë, as t’a shkoje nëpër mënd! Ndaj i thashë se duke qënë fuqi e madhe e unë si të vij, si të mos vijnukëbëhej gjë! – Dëgjo ore dajo, kurëje nisur për këtë punë të madhe unë i ngrë duart përpjetë dhe të them ishallah! Por po t’a mbaroç këtë punë të madhe, do të të them marshallah!

Ai u nxi nga inati, si do që e nuhati që mund’ të jetë a jo mëndje çilimiu, pa atij i madh e jo më unë s’ja këtheje dot llafnë! Ndaj unë nxitova më këmbë të t’im eti e si zot më vëndë t’a ujdisë: – Këtu je më konak t’onë dhe qoftë vetëm për kafe, do n’a begenisësh! Ai duke e bluar mejtimin më kokë erdhi në Burgajet dhe bujti atë natë, po e hoqi dot atë mejtim për mua a jo, nuk e dij dhe sotë! – Më habit Ahmet Bej, si të gjithë i vajtnë pas me Xhelal Bej e të tërë dhe ti që kërthi ke pasur mëndje t’i këtheç llafnë, bëri t’a ujdisë Bektash Beu muhabetnë. – Ja, unë jam më i vogël se im vëlla dhjetë vjetë e kusur, po kur vjen puna për të lëftuar nuk j’a këthejmë llafnë, se është më zanat të tij, pa dhe nuk mund’ të n’a dojë të keqen! – Bej, po më lëfton me llafe që të të them atë që do ti! Ahere të të pyes, me sahanë pa kapak llafose, a jo?

Bektashi tundi kokën poshtë dhe Amet Beu tha: – Një mëndje më tha tek venë këta të tjerë, po unë çilimi do këthej llafnë, po t’a dish Bej, se prapa dajos që e shkon nëpër mënd zotrote mund të veja, pa dhe të bëja ndonjë pasuri. Po më e shuma po të bëheshe mes atyre çakenjëve që mban nga pas, ndonjë roje i tij i parë. Këjo do të thosh se për ç’do armik që ka ai me bollëk që tek lind e tek perëndon, t’a haja plumbin unë i pari, pa le të hidh’ mbi mua ca mexhite ai! Kështu, si do që t’u shkojë mëndja se e kam a jo Esat Pashnë gjë, këtu jam për vatanë, si ç’kam qënë çilimi dhe më Vlorë e që zotrote Bej s’më mban mënd, m’u këthye mua. – Se s’ma do mëndja që zotrote Bej që ke një jetë që lëfton e të kemi dëgjuar gjithënjë, thua se u prish nga mëndë ky e të vijë të vritet për Esat Pashnë! Tundi kokën dhe seç u tha me atë gjuhnë e tyrej ca matjanëve, që vetëm unjin kokën dhe ku ne dëgjuam vetëm, peqe!

Unë nukë e mbaj mënd vertet se sa gegë erdh’, që nga Isa Begu (Boletini) e plotë dhe kur duall vjeshtë e tretë e u bë qeveria më Vlorë erdh’ të tërë e jepnin dhe mëndje. Pa Amet Beu ahere po të ketë qënë sa çilimiqtë që bijin kafetë e nukë do e kemi vënë re, njëqind vjet! Nashti ja ku ish aty me gjithë ata njers që kish hazër e aq i vëndosur të lëftoj e mbroj vatanë, që ish gjithë – gjithë ca njers që do të vijin nga gjithë kazatë e tijë. – Amet Bej, po është si the, po ai j’a preu: – Dëgjo Bej! Unë nukë erdha këtu se më mbushnë mëndjen, po m’u duk se vatani nashti që mund të ç’duket fare nga dynjaja më flit’ me atë gjuhnë e tijë. Dhe të mos dukesha unë nashti, do më zir’ turpi si mal e do më mbetej peng për jetë! Se për këtë vatan mund të vritemi që sotë a nesër, pa borxhin atijëkështu j’a kemi ç’lyer, ne të rinjtë them, pa ju që keni një jetë që lëftoni e keni bërë me kohë!

Ai iku më krah të tij, ne më t’onën, po im vëlla Bektashi e dij’ që në lloi gjithë Kongresi do ish që të zgjidh’ një njeri që të ish i zot për vëndë! Pa dhe për ushtëri, se këto të dyja gjer nashti ç’do përfaqësi që bënte mbëledhje të mëdha thosh: Këto dyja leri mos i nga se janë të Esat Pashsë! Dhe kurë e bëri dhe Princi këtë, lere mos i nga të tjertë! – Ky djalë, tha im vëlla, do n’a duhet më shumë se të gjithë më duket këtu më Kongres! Pa ata s’e kishin fare më të mejtimin këtë radhë se kë do vijin më qeverinë që do shpallin më këtë katrahurë që mund të ngjasë atças! Se s’dije nga të ruheshe, nga qeveria e Durrësit a nga ushtërija italiane që ish më ç’do vënd! Nga sërbtë po s’po lijin gurë pa luajtur e të mirr të gjithë Verinë. Pa dhe të vënë Esat Pashnë a ndonjë Princ të kazasë së tijë. Se jo vetëm ai, po gjithë ata të tjertë firmosën për të marrë kusurnë e kësaj cope vënd, si grekërit me avaznë e tyrej dhe që të merrje për detyrë ndonjë ministri bie llafi, të dukej më këtë kohë se vrit veten!

I kam thënë asokohe Bektash Beut: – Pse nuk merr ndonjë detyrë ministri, bie llafi se ty s’ta prishin?! – Hajredin Bej, ne jemi të një soji tjatër, me namuz, se më këtë vënd, po s’e ke njohur t’a them unë: – Gjëja më kollaj është të shaç a t’i hakërrohesh tjatrit, pse s’e bëri këtë a atë dhe nenuk i durojmë dot këto gjëra! Po është se n’a kërkojnë mëndje, ashtu po! Ndaj ty s’të vë më këto punë, se të nxjerrin mëndë nga koka. Me ç’pësove nga Kongresi yt, ishallah të vejë mbarë ky nashti e t’u nxjerrë dhëmbët nga vëndi atyrë çingive të Durrësit, që ti qofsh që i dëgjoje! – Këtu s’ma mbush dotë mëndjen Bektash Bej, shqipëtarë ke nga do të të këthehesh dhe njëri ka një të keqe, tjatri ka një të keqe tjatër që s’ngjajnë, fjaloseshim ndanë zjarrit në atë ftomë jenari.

Pasi vinte tek Sulo Beu nga Lushnja, ai n’a llafoste për të rejat, sa të deleguar erdh’ e sa janë nisur. Im vëlla Sulo Beu gjithënjë ka qënë zëmër gjërë, po këtë radhë i mbajti me para, bukë e të tëra fuqinë t’onë më çifligjet e tij në Ardenicë, që po prit’ armiknë të vij’ nga Vlora! N’a e kaloi të tërëve, këtë herë! Kur muarrmë vesh se kishin vrarë të dhëndërrin e Abdi Beut, që ish prefekt në Durrës, Abdul Benë! Ai ish nga të partë që filloi këtë punë pas llafeve të inglizit dhe njëqindvjet e vranë çingitë e Durrësit që n’a u bënë hije! Sa thosha me vete, qysh kam ndënjur atje dhe unë, po më vjen me ca njers e domosdo me Turhan Pashnë (Përmeti) që, la riviere a pris. (e mori lumi – frëngj)

Në lloi ishin të gjithë kë do virin kryeministrë, kur të tërë për t’u tundur e kapardisur një çikë janë të vetmit! J’u qan syri për këtë, po kur dhe Turhan Pasha u bë allasoj si ata, mos prit më! Por jo, kjo ishte kohë tjatër dhe njëqind vjet më këtë rrezik nuk kemi qënë as më 912. Më krye të fuqisë t’onë kishim lënë Kamber Benë me të tjerë, Hysni Toskën dhe të tërë e për ç’do të pa pritur të më bijin njeri dhe ika në Lushnje. Atje nukë kishin një konak të shtetit për të qënë që të mbëlidh’ të gjithë nëpër ato baltëra. Vajtmë e poqëm Bektash Benë me Aqif Pashnë, që kish ardhur dhe që ishte më i vjetëri nga të gjithë e asokohe patriot më i madh s’bëhej për të tërë. Po nukë kishin ardhur shumë të deleguar dhe Kongresi nuk fillohej dotë! Mbi dhè njeri që e ndihi Ismail Benë (Qemali) pa asnjë mëdyshje e interes deri më fund nuk mund të ketë, veç atij! A nuk donte, a nuk e arriu, po që të merrje përsipër të pajtoje të dy njerst që e kishin zënë pushtetin për gryke ahere, sa do të Mëdhenjtë të thoshin për këtë gjë që ishte si të rrije ujë më havan! Po është se e ka patur në mëndje që me të rënë guvernat më Vlorë e Durrës, Elbasani po qëndër do bëhej dhe ky do prapste me Esat Pashë e me Ismail Be për t’u bërë vetë zot, e ka gënjyer ajo njëqind vjet!

Po me Bektash Benë, si e kam thënë vështirë të bëjin këto gjëra, po një gjë që kishte ngjarë me t’im vëlla mund të nxirrte aqë telashe, sa mund të përmbyseshin të tëra atças! Ndaj me anë Aqif Pasha i tha se ishte me aqë rrezik ajo që kish marrë përsipër im vëlla, sa italiantë mund të vijin për tre sahat dhe puna më këtë kohë të ligë, vente e gjitha më lumë! – Të shohim ndonjë methodhë tjatër mos ndes se këjo që ti ke marrë ti përsipër. Se të përfaqësoç vlonjatësotë, ikën llafi dhe nukë mund të bëjmë këtej luftë e andej kuvëndë më një vënd, sikur s’e di dhe kohnë e ligë që n’a është shtruar më sofër! – Kush do vejë t’u thotë ti Aqif Pashë? Se sa ke bërë për vlonjatë më atë kohë, sa bëtë ato që bëtë me t’ae që ti e di! Pa unë nukë e bëj për vlonjatë Pasha, se në arçin nuk e di fare kë do cakëtojnë, po për Vlornë e asaj ditë që përmëndet! E qysh thua, që t’a lëmë më thonjtë e italianëvet se mos n’a vijnë ata këtu e pastaj t’u themi atyrej se nuk e dijim që do vinit, vjen erë kjo Pasha! Ti u je bërë strehë më ç’do kohë atyrej, lere nashti se e mbaj unë përgjegjësinë! Dhe po ngjau ndonjë hata e s’keni përfaqësonjës më kaza t’onë, bëni si të bëni me këta që keni, por po e lamë sotë, e kemi qarë nesër Vlorë e Kaza Pasha!

Nga mesi jenarit kishin filluar të vijin të deleguarit dhe ne ishim më hall për këta miqtë t’onë më Vlorë, se me ç’pamë aha, s’ma do mëndja t’i lijin të vijnë! Kur ja u duk Imer Agai (Radhima) bërë paparunë nga ftoma, me ata sytë në bojë të qiellit që ndrisin e i çojën lotë, me një pelë të bardhë. Të parnë pyetje, qysh u ike italianëve se ata të vrasin fare, pa ty dhe të njohnë, i thamë. – U ika ca me marifet, ja do vete te filan fshat se kemi një dasmë e ca me vrap kur shihja fushë sa j’a dola mb’anë, po të tjertë do vonohen se ikën fshatrave e fshatrave për të kapëtuar më anët tuaja e jallah të vinë këtu për një javë!

Na llafosi se, qysh pas rrëmujrave që bënë e u rrahnë më Vlorë për ditën e flamurit me italiantë dhe sherrin që bënë këta me Qeverinë e Durrësit e që u thoshin: – Jeni shqipëtarë a jo, se që të shetisë flamuri ynë lidhur nëpër qëntë e sokakut, ju qofshi, se ne për atë flamur jemi vrarë e vritemi atças! Dërguan kartë dhe më Paris, kur në fund të 919 më Vlorë kishte ardhur një që thosh se ish i dërguarë i vetë presidentit amerikan Willsonë, dhe më shtëpinë e Osmën Agait, u mbëluadh gjithë paria. Me Hamza Aganë, Ali Asllanë, me miknë t’onë qëkurë, katoliknë Dom Marknë, Jani Mingën, Qazim Aganë e vetë Imer Aganë e të tjertë dhe ishin llafosur e i kishin dhënë me vete, s’bëhet llaf dhe një mémorandum se Vlora do që t’i bashkohet Shqipërisë, si ç’është Kaza e sajë. Këtë t’ja çonte Willsonit më dorë, pa italiantë i ndaluan, as t’a shkojin nëpër mënd e jo të vijin përfaqësonjës nga Vlora këtu! Kështu ajo punë e Amerikës i paska pasur ca rrënjë dhe më këta. – Paskeni bërë një punë të paktën, tha im vëlla Bektashi që j’a behu atças dhe tha që të vejim më Lushnje, se ishim në merak të madh nga që të deleguarit nuk i lijin ushtëritë italiane a ata të Durrësit dhe vajtja e Imer Agait, do të fillonte të paktën listën e vlonjatëve.

Nuk do lijim gur mbi gur dhe shtetin që mezi e bëmë dhe që më e padëgjuara, mezi n’a e njohnë të Mëdhenjtë e nashti hata më të madhe nukë kish, se duajn t’a fshinë, vetëm të vdekur e lijim! Im vëlla Sulo Beu kalnë e mban hazër dhe si djalë i ri, erë bëhet më ç’do vënd dhe unë e trazoj, se i kujtohet lufta me të palartë këtyre anëve. Ndaj do që të nderohemi këtë herë, doemos dhe e derdhë. – Hajredin Bej, s’u lodhe kaqë vitra duke thënë e mbaso i quaje me inat të palartë, po ata u bënë mizë lisi, se ti e di që shqipëtari bëhet me fitonjësin! Po pakë bujq orthodhoksë u futnë më ushtri të tyrej se u thoshin: – Nashti që bejlertë bënë shtetin, jo më ndonjë copë tokë që mund’ të merrnit, e qani, po do t’u marrin, gratë e të gjitha! Dhe o burra t’ju djegim atë e këtë, se shqipëtari është zjarrë ndezur për të liga dhe në ujë! Jo vetëm ata që e bënë ushtërinë e tyrej mizëri të derdhej sikur e njih’ njëqind vjet vëndë, po të gjithë, qysh e tha Sulo Beu. U bënë me ta dhe nga nevej, se ne bektashiantë jemi aqë të ligj, sa dhe nëpër teqera e vakëfe në vënd që t’i themi një llaf të mirë dynjasë për të ujdisur këtë e atë punë, si j’a do puna vëndit të shënjtë, po mbrapa atyre mureve bëjmë njëmijë e një ligësi! Se s’kanë frikë nga i madhi Zot hiç, tamëm a shumë më të ligj se masonertë, që i mbajnë të mbëshyhera njëmijë e një paudhësi, dynjasë! Kush i ndihu e n’a lëftoi më Mallakastër, më luftë të Ballshit e të Beratit? Nukë ish shehu i Çorrushit me të tjerë zagarë që i vejin pas?! Ne më këtë anë të istikamit, ata mbëlidh’ njers më krah të Haxhi Demirit e vunë më komitet të tyrej Isuf Ohrin.

Në Berat, të gjithë konakët t’onë, të Azis Pashës e me radhë, i vuadh’ e lemerisnë burra, gra e çilimiqër e i dogjnë, pa unë s’kisha njeri të mijtë. Vetëm ndonjë që e ruan, lija asokohe, se e kishja atë shtëpi kur veja rrallë. Pa ata kishin bërë hatanë dhe më të tjerë dhe nukë harrojin që të lemerisnin e torturojnë edhe të tërë që u përpoqnë aqë shumë për shkollnë, gjuhnë, flamurnë e të tëra! Këto gjëra ata i kishin halë! Këta ishin të krishtertë atdhetarë me Jorgji Karbunarnë, si do që plak fare e që ata nuk e kishin harruar dhe mezi e prisnin, po dhe të tjerë. – Pse s’u ndezi më anë të veriut, që ka dhe andej islamë të mirë e që e duajn’vëndë! Po ata s’kishin qysh t’i gënjejin se ata dyfeknë e pesë dhi kanë, nuk i trëmb me njers dotë, pa nuk më mbushet mëndja mua se ata duajn’ vërtet islamnë! Dhe kush, ata që s’dijin të këndojin asnjë llaf kurani, thoshte i lloisur im vëlla Bektashi. Ky kish qënë gjithënjë një rrezik i madh, që n’a rrij mbi kokë dhe që ne, si do që n’a dëgjon një kaza e tërë, të shumë vërtet ishin ata që na bëhin varrë! Ndaj nashti që këto ditë n’a kishin shtruar hartën t’onë mbi tavolinë, n’a erdh’ haberi se ish punë sahati të vëndosin kë copë do marrë ai a ky! Si do që ne po nxitojim shumë, thashë nashti qënka e shkruar se koha nuk është me ne dhe më duket e humbmë davanë!

Bektashi mbeti më Lushnje fare, se ata pak të deleguar që kishin ardhur bëjin hesap secili mëndje më vete të viret ai apo ky, se ka qënë më këtë e atë qeveri e më aq e kaqë luftëra, shqiptarçe demek! Më nja tri katër herë që e kam pjekur atje e ai po haej me llafe me Aqif Pashnë, Abdi Benë e të tjerë që të mos virej më krye asnjë që e kish “ndritur” nëpër guvernat më përpara! Se ata të gjithë ishin mbi gjëmba pse të mos jetë një i anës t’onë që është aq e kaqë i zoti, ai që ka qënë më aq e kaqë qeveri ndaj të lloisemi, tha im vëlla dhe të zgjedhim një njeri të zot e jo të pazareve! Aqif Pasha pa nga unë dhe unë i thashë pa të keq: – Nga këta njers nuk kanë mbetur më! – Hajredin Bej, po vete gjashtëdhjet vjeç dhe zili t’a kam mëndjen që ke, ndaj e qave punën me ata të Durrësit! – Unë nukë isha më qeveri Bektash Bej, pa do kishja ikur ditën e dytë! Jo ditën se u gabuaç, natën! Ika dhe i lashë, duke mbushur shqiptartë mëndjen njëri – jatrit, kur më darke sa shkeli më derë mir’ të më hajë të gjallë, duke më thënë se kishte shumë pak njers me vete.

Mezi kishin parë tërë ata vetë kush ishte më i zotë në atdhetarë, po dhe burrë të shtruar e të zot të mirrej vesh me të tërë. Se këta zotësi e dinë të hakërrohesh e ulërish! Nashti puna ishte e koklaviturë se kohë më të ligë s’bëhej dotë dhe duhet të ishte dhe dhipllomat, dhe i gojës, me zëmër e të gjitha! Për këtë po u mbushte mëndjen atyrej! Të gjithë ishin bërë një grusht, po me këto që po ngjasin nuk bënë dëngëla dhe kishin pranuar të shumtit, të ish një njeri i zot e të mos ish përzierë jo më guvernë të Vlorës, jo të Durrësit e jo të Roshbullit!

Për këtë kishin thirrur të vëllanë e Namik Bej Delvinës, Sulejmanë që kish qënë më Stamboll, bërë shkollëra e ku nuk kish qënë! Më administratë të tyrej, që nga Veziri i Madh që i bën dekretet e gjer më ministri, i madh e drejton gjithë vilajetet! Pa kish qënë dhe Professeur de lycée më Gallatë e ku nuk kish qënë, po shqipëtartë ziren pas një gjëje vetëm, sa të prishin punë! – Po ku ka qënë më këto kohë që ne bëjim shtet, të mirë a të lig? Po dhe për këtë ama më fund të vitit ai kish qënë më Paris si délégation de Istanbul për të drejtat e Shqipërisë, që domosdo nga që u shkelnë n’a prunë në ethe më këtë ditë! – Mbaso këta nashti nukë do thonë dotëse s’ka më kohë, se ka bërë gjë këtë e atë, si këta të tjerët këtu! Po dhe me rrezik është ama, se këta të rinj që duajm’ të vëndosim e që duhen aqë shumë sotë, se mbetmë: Ai do dëgjuarë se është plak, pa vini dhe këtë se i dëgjohet llafi, ikën këtoe këta të rinjtë nuk i njohin mirë tabijatet e këtyrej! Këtë herë është aqë i madh halli, sa ai që do ndihet të shalojë kalin dhe nga ka ardhur!

Po dhe këtu nëpër baltëra nuk është prishurë nga mënd njeri të rrijë qeveria që do bëjmë, se s’po gjejmë një konak për të qënë e s’ka, po rroftë Kaso Beu (Fuga) që tha u’a ujdis unë dhe e keni hazër sa të doni! Kështu që jemi lloisurë për tutje më Tiranë, se më Durrës nukë mundemi dotë jetë e mot nga që janë ata të Esat Pashsë! Më Elbasan nuk vëmë Aqif Pashën më zeval, se kur s’ka, s’ka as Perëndija, pa më Tiranë i vari të tërë vetë dhe është rehat nashti që nuk është dhe ai. Do e themi një herë sagllam se mbetmë, jo po jemi Mbretëri, jo po jemi Princëri, jo po shtet, jo po vilajet! Dhe e premë këtë radhë, pa mua nuk m’a kish shumë qejfi se do haen si shqipëtarë që janë po nuk mund të bëhej ndryshe e mbetmë për Mbretëri! Po më vënd të Mbretit të jenë représentants religieux (Përfaqësues të feve – frëngj) me muhamedanë e me bektashinj, Abdi Benë e Aqif Pashnë, me orthodhoksë doktor Turtullnë e me katolikë imzot Bumçin. – Ore s’paskeni lënë më nga ata të Durrësit pa marrë, po me imzot Luigj Bumçin nuk llafoseshe dot për Italinë kur ishim atje! – Ore ai është më l’homme justifie (i justifikuar – frëngj) si katolikë që është, po ti kishe Myfyt Benë (Libohova) që të hidhej për gryke për italiantë, sikur po i shaje t’anë!

Kështu do bëjmë ç’mos të ngatërrojmë me gegë e toskë, të krishterë e myslymanë nëpër ministri, se aqë duan njerst, pa u llafosa me Aqif Pashnë që pa asnjë llaf do jetë më krye të Kongresit e me të tjerë. Këtë herë për të ruajtur vëndë, si ministër të brëndshëmdo vëmë atë djalnë e gjallë majtanë, Amet Benë, pa le të më viret kondra njeri e të thotë se është çilimi nga ata më këtë kohë të ligë! Më të jashtëme nuk e luajmë dot Mehmet Benë se mezi u’a muartëm, po dhe atë e njohën ata në Conférence de Paix! Të mos çojmë njëzet delegation de représentants e të n’a tallnë përsi si n’a e bëri italiani më Paris, pa për drejtësinë do vëmë Iljas Benë nga Vrionasit si më i ri, pa Azis Pashë e Omer Pashë që ishin bërë theror për vatanë, nuk bëhen më! Për punën e financave do kujdesohet vetë kryeministri, po nukë do vëmë më me ç’kemi vuajtur njeri këtejdhe mejtuam për katoliknë zotin Ndoc Çobnë! Familje tregëtarësh e që ka mbaruar më Venedik, i zoti s’ke ç’thua se për këtë hyqymeti e kishte çuar drejtor të të gjithë doganave! Unë u bëra hazër t’i prisja llafnë, po Bektash Beu m’a kish kënduar mëndjen dhe tha: – E di që do thuash se dhe këtë e kishja më Durrës, po t’a ç’pjegova qëparë punën me katolikët dhe mos harro, që ky ka qënë më klub të At Fishtës, si ne me plakun. Esheref Be Frashërin që punon këtu më Lushnje e që është tok me ne më komisjonë, i përpjekur kiamet, të marrë botoren, pa shkollnë dhe telegrafnë, më korçartë! Të parnë dihet zoti Sotir Pecë që qe më Manastririn e parë të 908 drejtori i gazetës “Kombi” më Amerikë e mësonjës i Normales, se më me kulturë nuk bëhej dotë! Pa zotin Idhomenë atdhetar e i vëndosur me të tjerë kishte bërë për Korçën atë që s’e bën njeri dotë.

Të tërë u tha që do e pranojnë këtë barrë, pa vetëm këtë herë puna nuk të lë të pish një filxhan kafe, jo të mejtosh paudhësira dhe pa nga unë që isha duket i vrarë në çehre. Jo se dëgjova plot emëra nga ata të Durrësit, si do që mëndja m’a thosh se edhe ata i kish zënë gjarpëri më vënd’ të lig, ndaj rrijin atje nga halli!

– Hajredin Bej, nuk do flasim këtu presidentë Willsonë a ndonjë tjatër të n’a zgjidhë më sahatn’ e lig që jemi! Me t’anët do kripemi, mos n’a e bëj ters se ja e ka ky sahat udhnë, ja më nuk ngrihemi dot në këmbë më! – Ku e di ti Bektash Bej se po llois për këto që thua, po këjo është provë me zarar t’a mbushëni me të rinj dhe pastaj kërkon sahatnë e hairit, iu këtheva. – E po këta e ata që llois ti, gjer më sot e kanë ndriturë kush do qofshin, shikoje vetë ku jemi më buzë të greminës! – Po si këtë radhë, o ne mbetmë prapa dynjaje, o kjo lodër s’më pëlqen! Që të vësh dhe çilimiqër më qeverinuk është parë e dëgjuarë! Im vëlla Bektashi, vuri buznë më gas dhe e mori vesh meraknë t’im.

– E para më tha, s’është çilimi se po bën një gjë që s’e bën dot tjatër njeri, po bije toger Prengë Jaknë që e ka pasur nën të me gjithë batalionë të gjezdisë e ruaj vëndë! E dyta, po dhe në e ka shkuarë kaqë hollë nëpër mënd, ti mos u sëkëlldis se atë ministri do marrë të ruaj vëndë! Dhe në i daltë para ai që ti mejton, le të vriten ungj e nip, se boll jemi vrarë e bërë copë nevej!

Të tërë bëhin çudi, po Kamber Beu dëgjonte dhe vir’ buzënë më gas se qysh haeshim ne vëllezërija, sikur po bëhej llaf për gjëra që do ngjasin më çiflig t’onë. Po ja që vataninukë të lë të bëç gjumë se të zë për këmbe dhe të tregon sahat e minut benë që ke bërë për të!

Shkodëra ishte hall mbi hall dhe mund’ të binte, ndaj nuk e bënë të gjatë dhe të mërkurnë më njëzët e një allafrënga para dite e hapnë Kongresin. Po pas adetit që bëri Sheh Karbunara e hapi Ferid Be Vokopolasi që kish firmosur dhe më Vlorë. Si zot i vëndë që përfaqëson prefektyrat Berat, Lushnje e Skrapar bashkë me të tjertë, ishin bërë copë për organizimin e Kongresit, i uroi të deleguarit për ardhjen dhe Kongresit punë të mbarë. Aqif Pasha vazhdoi llafnë me patriotizmën dhe atças u hoqnë të fillojnë punë. Ferid Benë e vunë hë për hë segretar dhe zgjodhnë një komision për të parë mandatet me katër a pesë vetë. Dhe me që e shuma nukë kishin ardhur e shtynë për si ndonjë javë, sa të vijnë të tërë.

Gjithë atë javë ishim më ethe se nuk i dihej, nga Vlora mund të vij’ sahat e minutë ushtërija italiane, ata të Durrësit nuk e bënë fare dy dhe vranë Abdul Benë, kështu që këjo ishte punë me kokë që ka dhe atë të mirën e sajë. Se nashti s’do bëjin më gërr – vërr me njëri – jatrin si herët e tjera, pa këtë herë halli rrij’ sipër si rè! Për një javë erdh’ thuaj të tërë, vetëm nga Shkodra e Veri jo dhe në mbëledhjen e parë në më të shumën e të deleguarëvë, u thanë përsi po ato llafe atyre që s’qenë dhe u vendos që kryetar i Kongresit të virej Aqif Pasha. U folnë nga të deleguarit për Abdul Benë që e kish nisur këtë punë nga të partë e që e kishin vrarë ata të Qeverisë së Durrësit të vijin frikën të mos vijë njeri këtu më Lushnje. Po nga një herë më shumë bën dëm se fiton me këto gjëra, pa të vërtetën atyre u ikën më të shumët e që prapë të vërtetën, ishin më të saktët! Në fund bënë një telegram të ngushëllojin familjen e tij si Kongres. Më prapa u tha që Lushnja me këtë që bëri të përfaqësohej drejt e më Senat, si do që Sheh Karbunara tha që e kish për detyrë! Ndaj u la të shkruhej një kartë e të falenderohej tërë Lushnja për këtë vepërë. Më mbëledhje të tretë filloi vërtet Kongresi se u ndes dhe të gjithë llafnë e kishin më këta biçim fitonjës, që s’paskan punë tjatër dhe ça e nda këtë copë vënd duke na tundurë atë copë kartë, sikur e kishim shkruar ne e jo ata vetë qëkurë!

U zgjodhnë urgjent përfaqësonjësit për në Conference de Paix, që dihet Mehmet Benë, Imzot Bumçë dhe Doktor Turtullë. Më mbëledhjen tjatër, u zgjodh ai, Këshilli i Lartë që n’a i kish molloisur im vëlla Bektashi. Me représentants religieux e që do bënte punën e sovranit, që duhej të qe ç’pikja më e madhe e allasoj më dynja, po dhe më e sakëta asokohe! Gjë që e rrëfente fare ç’koqur se ne shqipëtartë nukë kemi sy për Qabè për këtë punë jo njëqind vitra, po mijë vjet! Thanë e ç’nukë thanë dhe për Qeverinë e Durrësit që kishte dalë nga udha që i kish vënë Kongresi i Durrësit, demek nevej, që më dhjetor të 918. Ajo kishte bërë ç’mos të pengojë Senatin më Durrës dhe si qeveri duke bërë ç’tu dojë qejfi, jo i tyre po i italianëvet. Kështu e kishin bërë vëndin ashi – neshi dhe kishin acaruar të gjithë, sidomos me këtë që duajn’ të ndalojnë Kongresin se s’bën! Si do që s’thanë as gjysmat, se unë jo i kisha dëgjuar po hequr më kurriz të tëra. Më pas bënë vëndimnë që muartën të tërë pa mëdyshje fare të mos e njihnin më atë soj Qeverie të Durrësit dhe ç’do gjë të saj më dynja e këtë që unë e prit’ që ditën e parë të bëhej, nashti më bëri nja pesëmbëdhjet e jo njëzet vjetë të ri!

Nashti Bektash Beu s’lij më njeri të flit’ dhe më ëmër të përfaqësonjësit të Mallakastrës këndoi qeverinë e re me emëra e me detyra, që nga Sulejman Beu e Amet Beu, Mehmet Beu e gjer te zoti Kosturë, si ç’na i kishte ç’pjeguar që më parë dhe me të votuar hapur! Po të mos i kishin bërë me karta hapurë dhe të qe me të mbëshyher, aha edhe sot do ngjacej se nukë u mbushet mëndja shqiptarëve! Ilias Beu vetëm nukë do porofole se ashtu e ka punën, si ç’e ka ai, po atças e zëvëndësuanë më Hoxhë Kadri Benë, që ish kryetar i komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”. Më të ish, se kish mbaruarë drejtësi më Daralfunun të Tyrqisë.

Aqif Pasha tërë lloi nashti po jepte e po merrte, se s’po i jepte udhë punësë së qeverisë, se t’a lijin aty më Lushnje s’e mbushje sahatnë se mbinin italiantë atças! – Ja sahati Aqif Pashë të erdhi, me Qeverinë e Vlorës bëtë njërën me gjithë plakun për t’a çuarë guvernën më Elbasan dhe të bëhej qëndër e të gjithë Kazave! Ne i thamë Ismail Beut të ngrinte flamurnë e t’a bënte Shqipërinë më Cakran, se j’a hiqnim nevej të tëra e më rehatë nuk do kish, po ai vajti te foleja e arrëzavet, tek të vetët, kështu që si e mbolli e korri ama, nuk e linte rehat Bektash Beu. – Bektash Bej kur s’ka, s’ka as Perëndia, ç’të të them nashti që nuk gjej dot konak për këtë punë, më keq se këtu, se është dhe turp! – Po ahere ku do e shpije guvernën që përngreve plakun, apo boll t’a hiqje nga Vlora dhe vetëm të dëgjohej Elbasani yt Pasha! – Nashti or Bej zgjidhmë e leri ato që iknë, nashti që jemi më xhanë dhe e kemi lakun në fyt s’kemi nga dridhemi, apo nuk e sheh, gjëmonte Aqif Pasha.

Kështu që e lanë që pa bërë shamatá të venë më Tiranë të çojnë qeverinë, se rrezik kishte pakë nga që njeriu më dynja nukë i shkonte nëpër mënd atje! Durrësi kishte mijë vjetë që e bënte këtë punë e kush zinte Durrësin, i kish të tëra më dorë, zot e shkop!

Më fund u zgjodh Senati dhe me ta im vëlla Bektashi atyvëndosnë që të mos iknin të deleguarit sa të mirr qeveria këmbët! Po ku aty më atë baltovinë dhe në mes rrezikut, gjë që n’a rrëfeu se si do që mbëledhja e Kongresit mbaroi e s’bëhet më mirë, puna t’onë s’kish filluar akoma! Si ç’e dijim më para qeveria do vejë më Tiranë, se Durrësi të harrohej nashti, pa më shumë kish pasur të këqia të themi të vërtetën, se të mira! Që asokohenjerst e Esat Pashsë e ç’mbeti nga ata të Durrësit, plasnë e ç’nuk bënë me miqtë e tyre italianë dhe që hoqnë dorë më vonë. Këtë e bënë nga marazi, jo se dojin!

Më dit’ të fundit të jenarit Amet Beu u dërgoi telegram të gjithë prefektyrave, ku u ç’pjegon pse u mbajt Kongresi dhe ç’kish vëndosur ai për fatin e Shqipërisë, duke bërë të mejtoheshin mirë nashti të tërë. Bektashi u fjalos me të nashti me përgjegjësi, si do që ai tha se do të linte këtu, batalionë shëtitës, po nuk ikje dotë as një sahat se s’dije ç’të prit! Kështu dhe delegatët nuk luajtën nga vëndi nashti që u muarr vesh sagllam se ja nga t’anët, ja nga italiantë dihej ç’të prit’! Ama këtu Amet Beu bëri çudinë, se që i kish habiturë të gjithë me vakt s’donte mënd, po këjo që bëri i la pa gojë të tërë! Pa u tha troç se ç’u vëndos këtu do të zbatohej se s’bën dhe këjo nuk do llafe do guxim! Ndaj unë ika i pari për Tiranë, ju rrini mirë jeni këtu dhe pa nga Bektash Beu e të tjerë, po të deleguarit nuk e prishën qedernë fare, mbaso me hak! Se ato që ngjanë n’a thanë më prapa se rreziku ish aq i madh, sa s’dëftohej!

Na hoqi mënjanë për të n’a porositur, po im vëlla Bektashi j’a preu e i tha: – N’a zuri ne do rrimë me këta, po ti mos do ndonjë fuqi tjatër se jeni pak e më ç’do vënd ke italiantë a më keq akomaata të tyt’ ungji! Që më fillim po, do i binte brruzi, pa po nashti s’kish qeder se duket e kishte ndarë mëndjen. – Për ç’do gjë njerinë ti e di, po Amet Beu tundi kokën dhe tha: – Tani Bej nuk ka më prapa, nuk të vjen më në dorë ky sahat, po do mirremi vesh! Ty të zuri vërtet, o rri, o po e pe se mund të vish ler këta me delegatë, po amanet dëgjove? – Ore të zgjodha unë, a më vure ti që më tregon arat, vështro dhe bëj ç’mos me të gjitha t’ja dalësh, se s’ta kam friknë! Vetëm më Tiranë të dua t’a mbaç frymnë, pa atje piqemi po qe e shkruar, dëgjove! Ai qeshi dhe s’tha dot, peqe Bej, si do që njëqind vjet e mejtoi, pa nashti s’ja linte detyra.

Ai para e qeveria prapa dhe ne me mëndje të ngritur u këthyem tek njerst. Bektash Beu më delegatë për ndonjë punë, unë më njers e të tërë që pyesnin me gjak të ngrirë: – O po mbaroi apo jo Kongresi? Po unë ç’tu thosha e kështu bëmë – ç’bëmë i çuam të tërë delegatë e i strehuam sikur ishin muhaxhirë, në më të afërmit çifligje, më Çermë.

Këtej Amet Beu me të tjertë hyjnë më Kavajë e si gjithënjë si në kohën e Ismail Beut, edhe aty pengesë. Këtë radhë j’u kish dalë kumandanti i garnizonit italian për t’u thënë ndal, po Amet Beu ishte më të tijën! I tha se njih’ vetëm qeverinë e Lushnjes, pa po të ishin përpjekur as një sahat luftë nukë bëhej, se vetëm topa e mitrolozë italiantë kishin pa hesap! Puna vajti gjer aty sa ai do jepte urdhër për të qëlluar, po Amet Beu nuk e luajti qerpiknë dhe tha: – Nashti në vënd’ të plasë batareja e u bë hazër, kur të tërë kishin ngrirë! Gjithë – gjithë me aqë ushtëri, topa, mitrolozë që kishin italiantë, pa bërë hesap vëndë që kishin bërë istikam e të shih si në pëllëmbë të dorës ku që andej të fshinin atças, mund të bëhej a jo, kiameti dy sahat luftë. Nuk kishte Perëndi jo Amet Bej që t’a kapëtonte dotë këtë pengesë. Ndaj ky i dha karar duket dhe kërkoi që të llafoseshin pa ndezur dyfek në mes të një urë e vogël prej druje aty, andej italiani, këtej Amet Beu, po vetëm këta! Si i la dyfek e kobure ky dhe italiani i pa të tëra, a të mos të turpërohej, a u ngroh nga mitrolostë prapa tijë, nisi udhënë dhe ai mbi urë vetëm që të piqejë kështu me Amet Benë. S’tokën duartë mirë, kur fap Amet Beu e mbërtheu oficernë për fyti atças! Se nga nxjerr një kamë, që sa hap e mbyll sytë j’a vë më grykë italianit që e kish këthyer nashti nga të tijtë. Matjantë ishnin hazër po ky as i kish thënë njeriu gjë, se i erdhi atças në mënd duket dhe këta mund t’i kishin vrarë të dy. Nga ana tjatër ulërima e oficerit, jo nga Amet Beu duket po nga të tijtë që desh hapnë zjarr atças, bërrit ata e bërrit ai bëri që pas një copë here, se ky nuk e çonte, të dilnin nga istikami. Ai ishte bërë meit dhe Amet Beu e sqaroi se s’kish punë me ushtërinë italiane që mbante anën e atyre të Durrësit, ndaj si ushtëri të rrijë atjë ku e kanë vëndë, kështu ai u bind. Me terezi matjantë erdhë aty se mos plaste dyfeku nga që ishin aqë afër, po nuk ngjau gjë! Oficeri italian hapi udhë dhe Amet Beu ndënji ca ditë për të ujdisur administratën më Kavajë nashti, po haberi u vajti atyre çingive (qeverisë) të Durrësit e i zunë të prerat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here