Signal po lançon emrat e përdoruesve, njoftoi kompania sot. Deri më tani, nevojitej që përdoruesit të shkëmbenin numrat e telefonit për të biseduar në aplikacion.

Tani mund të krijojnë një emër përdoruesi që mund ta përdorin në vend të tij. Emrat e përdoruesve po dalin aktualisht në versionin beta dhe do të jenë të disponueshëm në javët pasardhëse. Signal kërkon ende një numër telefoni kur bëhet regjistrimi në aplikacion.

Duke i lejuar përdoruesit që t’i mbajnë privatë numrat e tyre të telefonit, Signal po mbyll një boshllëk për qasjen e hakerave në mesazhet e viktimës. Aplikacioni dallohet për masat e tij të forta të privatësisë dhe sigurisë.

Emrat e përdoruesve në Signal nuk funksionojnë si emrat e përdoruesve në platformat e mediave sociale, thotë kompania. Ato janë thjesht një mënyrë e shpejtë që të lidheni me dikë pa pasur nevojë për numrin e celularit.

Nëse krijoni një emër përdoruesi, emri i profilit tuaj do të vazhdojë të shfaqet siç e keni vendosur dhe jo emrin e përdoruesit. Njerëzit të cilëve u dërgoni mesazh në aplikacion gjithashtu nuk mund ta shohin ose të gjejnë emrin e përdoruesit nëse nuk e keni ndarë me ta. Nëse dikush dëshiron të flasë me ju në aplikacion, ai do të duhet të dijë emrin tuaj të saktë të përdoruesit sepse Signal nuk do të rekomandojë sugjerime. Gjithashtu mund të gjeneroni një kod QR që do i drejtojë njerëzit te profili juaj.

Pasi të krijoni një emër përdoruesi, numri i telefonit nuk do të jetë më i dukshëm në Signal për ata që përdorin versionin e fundit të aplikacionit nëse nuk e ka të ruajtur tashmë në kontaktet e tij. Kur u dërgoni mesazh njerëzve drejtpërdrejt ose në biseda në grup, numri juaj i telefonit nuk do të shfaqet, pasi përdoruesit do të shohin vetëm emrin dhe imazhin e profilit tuaj.

Megjithatë, nëse ende dëshironi që njerëzit të shohin numrin tuaj të telefonit kur u dërgoni mesazhe, mund ta ndryshoni te Settings.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here