Shfaqja e telefonave “smart”, kompjuterëve “tablet” dhe internetit pa kabllo, mundëson një komunikim kudo që të jesh pa marrë parasysh kohën.

Edhe pse teknologjia e përparuar na lehtëson jetën, ana e errët e saj është se ndikon negativisht në shëndetin mendor. Në fakt, qasja e shpeshtë në internet shkakton pagjumësinë,që sipas shkencëtarëve mund të ndikojë edhe në shfaqjen e depresionit dhe stresit të shtuar.

Nëse keni probleme me gjumin, krejt çfarë duhet të bëni është të bëni pauzë prej kompjuterit dhe telefonit celular. Shkencëtarët paralajmërojnë se përdorimi i shtuar i këtyre pajisjeve ndikon negativisht në rehatinë dhe relaksimin gjatë natës.

Shkencëtarët suedezë theksojnë se shumë njerëz vuajnë prej lodhjes, që vjen si pasojë e shumë informatave, e kjo mund të ndikojë në depresion. Rezultatet e hulumtimit kanë vërtetuar se ekziston lidhje e drejtpërdrejtë midis përdorimit të kompjuterit, celularit dhe pagjumësisë e shëndetit mendor në përgjithësi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here