(Referim rreth vëllimit poetik “Në gjumoren e shpirtit” të autorit Bilall Maliqi)
“Në gjumoren e shpirtit” është vëllimi më i ri poetik i autorit të n0johur Bilall Malliqi. Konteksti “gjumore”, ka kuptim definitiv përjetësie (antitezë e plotë me gjendjen letragjike), qëndresë e fortë dhe qëllim në vetvete, për të qëndruar gjërat në mënyrën më perfekte, të bukura, muzikale dhe një peisazh i zgjedhur, të cilin sa më shumë duket sikur e ke zhbiruar, aq më intrigues bëhet, e të shtyn përherë drejt labirinteve, për të kërkuar e zbuluar enigmat që e rrethojnë. Jo pa qëllim ka zgjedhur këtë titull, pasi në profilin e tij krijues, prej më shumë se 25- vitesh, ai vjen para lexuesit si shembëlltyrë që ka prekur larminë e gjithë tematikës jetë, kryesisht nga Lugina e Preshevës, për të mbrritur më pas në Kosovë e Shqipëri dhe më tej në arenën ndërkombëtare, si poet i mirëfilltë dhe gjurmë e kohës që ne përjetojmë. Padyshim që aktiviteti letrar i tij prek dimesione të reja, të cilat vijnë nga tradita më e lashtë gjer tek modernja e sotme, ndërthurje këto që Bilalli i ka pasqyruar dhe i afron dhe për brezat që do vijnë më pas. Lexuesi është mësuar me skematikën letrare të vargjeve që ndjekin rrjedhshmëri dhe rimë, lakonizimet e përmbylljeve poetike, të cilat zgjojnë kërshëri dhe e bën individualitetin e tij më përfaqësues.
Përvoja e krijuar por dhe njohja me zhvillimet më të reja e plotësojnë më së miri personalitetin krijues, shto këtu dhe si drejtues dhe përfaqësus i shoqatës letrare, mundësi dhe mendësi që kanë dhënë shtytje për të operuar me më shumë sukses në vlerat estetike letrare.
Për më tepër le të ndalemi tek prurja më e re, vëllimi poetik i autorit.
Leximi i poezive krijon atë hapësirë dhe përshkon boshtin lirk të shpirtit krijues, si gjurmë e thellë përjetimi dhe vizion i bukur, i cili të rrëmben dhe të shëtit në peisazhe nga ato metafiziket gjer tek ndjesia estetike, dhe e gjithë kjo muzë, fuqi shprehëse dhe elokencë për vetë dashurinë njerëzore.
Pra endemi mes gjendjes dhe gjërave, kapërcejmë retrospektivën e vetë egzistencës dhe humbasim ndjesisë më të thellë, të cilat përmes gjetjeve dhe strukturave paraqesin tablon më të bukur, referencë për të ngjitur shkallët e Olimpit dhe mozaik fjalësh për të përjetësuar ndjenjën më esenciale.
“Kësaj mesnate
Akrepat e orës pikonin kohë “
Duke ndjekur imagjinatën, por dhe formën krijuese që kërkon të sjellë poeti, udhëtimi i shpirtit shkon përmes mesnatës, atje ku një yll shkrepëtin qiellin dhe një dritë shfaqet pas një reje, e gjitha kjo si një vegim, apo kujtesë që risjell kohën dhe shpalos çastet e mallëngjimit.
“Akrepat u zhveshën nga nata
Për t’u parë lakuriqësia e ditës
Nata ruan tonat buzëqeshje
Përderia dita zbulon një dashuri”
Sensi i kohës mbetet po aty, tek mistzmi që pret rishfaqjen e agimit, dhe e gjitha kjo në kuptimin figurativ si kristalizim i asaj ëndrre të bukur që nuk do kish mbarim, por dhe si ditë e re që zbulon të njëjtën dashuri.
I gjithë vëllimi poetik ruan formë skematike të njëjtën, lirikën e thellë dhe ovacionin, si pjesë përbërëse dhe thelb i pasionit, për të shkruar, deshifruar dhe shpalosur shpirtin romantik
“Rrugën deri te ti”
Ma dëftuan në ëndërr
Nëntë Perëndeshat “
Elemnti mitik nuk mund të mungojë në poezinë e autorit, por vjen si formë shtjellash dhe imagjinatë e përtejsubkosheincës; si perëndeshë os muzë (kuptimi ciklik i 9- muzave në këtë rast) duke i dhënë jehonë në skajin më të largët, jo vetëm hapësirës lirike, por dhe gjithë poezisë, si një e tërë e plotësuar në ornamente dhe fluiditet shpirti!
“Në gjumë
Dhe në zgjimin e zgjuar
Në kopshtin tim
Në mesin
E luleve të (pran)verës
Je Ti
Si një trëndafil i kuq”
Këto vargje çelin siparin e javës, ku në formë kalendarike fillon me ditën e parë, ditë që nis me zgjimin e zgjuar të një tjetër stine, të asaj që sjell një trëndafil të kuq dhe aromatizon tërë jetën (ka gjithë elemnetet sentimentale; kopshtin e shpirtit, mesin e luleve, simbolikën e dashurisë) që në prag fillim hap të gjitha dyert dhe përshkon jo vetëm me hapa tokësore por thuajse hyjnore.
Dhe në mbyllje të kësaj poeme, por dhe të gjithë librit poeti lirik shprehet:
“E diela ngadalë
Zhveshi lëkurën e natës
Edhe ëndrrat u tretën
Dita e agimtë
Mveshi petkun e pushimit
(Ti)… në cilën pikë
Zbraz shikimin e përlotur
Apo më kërkon diku
Natyrës së peizazheve të qeta”
Evidentimi i çdo dite për të arritur gjer tek e Diela i përshkon të gjitha gjendjet, si të natyrës ashtu dhe ndjesitë e përbrendshme, ku në unison të plotë dhe referim me kohën shkrihet një me muzgjet, për t’u rizgjuar pambarimisht të nesërmes dhe falur kaq shumë emocione.
Vëllimi poetik “Në gjumoren e shpirtit” vjen si kulm estetik, shpreh ngjyrimin më të bukur të fjalëve, prek me frymë imazhet e shfaqura dhe për më tepër shton një vepër më shumë në fonetekën e pozisë lirike shqiptare.
Agron Shele, shkrimtar