Sytë janë një nga organet tona shqisore më të rëndësishme dhe më të vlefshme. Ato na mundësojnë të shohim botën përreth nesh dhe të kemi akses në informacione që janë të rëndësishme për jetën tonë të përditshme.

 

 

Megjithatë, disa zakone të këqija mund të ndikojnë negativisht në shëndetin e syve dhe të dëmtojnë shikimin.

Orë para kompjuterit

Të qenit para kompjuterit nuk ju prish shikimin, ajo që e prish atë është përdorimi i tepërt i kompjuterit. Të shpenzosh shumë orë para një ekrani pa larguar shikimin, aq më tepër nëse ka dritë të dobët në dhomë dëmton sytë.

Lentet e kontaktit

Nëse flini me lentet e kontaktit, bakteret mund të bllokohen midis lenteve dhe kornesë dhe kështu rrezikoni të zhvilloni infeksion serioz të syrit, duke rezultuar në dëmtim të përhershëm të syve.

Leximi në errësirë

Problemi me leximin në ‘errësirë’ nuk është drita e dobët, por kontrasti dritë/errësirë. Për shembull, drita shumë e ndritshme e ekranit të kompjuterit në krahasim me dritën e ulët në dhomë ka të ngjarë të dëmtojë syrin, sepse e detyron bebëzën të ngushtohet dhe zgjerohet vazhdimisht.

Ajri i hapur

Kalimi i kohës jashtë është i mirë për shikimin, sepse sytë kanë një thellësi më të madhe shikimi dhe sforcohen më pak. Për më tepër, sipas disa studimeve, është pikërisht mungesa e kohës së kaluar në natyrë dhe zakoni i përqendrimit në objektet pranë (si celularët) që favorizon zhvillimin e miopisë.

Fërkimi i syve

 

Fërkimi i herëpashershëm i syve nuk është i rrezikshëm, por si shumë zakone, bërja e tij në mënyrë të përsëritur dhe agresive mund të dëmtojë kornenë.

Të bie në gjumë me grim-Të biesh në gjumë pa hequr makijazhin nga fytyra rrezikon të përkeqësojë sytë e thatë, gjë që mund të rrisë shanset e infeksionit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here