Platforma Instagram ka prezantuar një veçori të ri, duke u dërguar mesazh automatik përdoruesve të moshës 13 deri në 18 vjeç, duke i kërkuar që të mos përdorin rrjetin social gjatë natës, ndërmjet orës 22:00 dhe 16:00, në mënyrë që t’i inkurajojë ata të adoptojnë një mënyrë jetese më të shëndetshme.
Adoleshentët do ta marrin mesazhin “Është vonë. Mendoni ta ndalni Instagramin gjatë natës” në profilin e tyre nga ora 22:00 nëse përdorin funksione të caktuara në rrjetin social.
Këto njoftime në asnjë mënyrë nuk i detyrojnë të rinjtë t’i respektojnë ato dhe ata që nuk raportojnë moshën reale kur hapin profil, mund t’i shmangin plotësisht.