Jemi në mesin e stinës së dimrit dhe ditët e fundit janë shtuar gjithnjë e më shumë personat që kolliten për javë të tëra pasi janë ftohur.

Po si ta zbusim kollën pa shkuar te mjeku?

Përveç ilaçeve një nga “heronjtë” që përgatitet në kushte shtëpie për të luftuar kollën është shurupi i qepës dhe mjalti.

 

 

Kjo recetë e bërë në shtëpi mund të ndihmojë vërtet dhe ka një bazë shkencore, duke qenë se qepët janë të pasura me mukozë, dhe mukoza mbulon fytin, si dhe produkte të bazuara në mullagën e bardhë, gjethet e dellit dhe likenin islandez.

 

 

Nga ana tjetër, mjalti rekomandohet si zgjedhja e parë, masa e parë jofarmakologjike për lehtësimin e kollës së thatë dhe irrituese, sepse kjo ëmbëlsi stimulon sekretimin e pështymës, e cila mbulon fytin, e cila acarohet dhe irritohet.

Ekziston edhe një supozim interesant se shija e ëmbël në tru shkakton një reagim të tillë që të prodhohen opioidet tona endogjene endorfine, të cilat qetësojnë këtë refleks të kollitjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here