Hurmat zënë një vend të rëndësishëm në dietën e tonë. Ekspertët thonë që përdorimi i hurmave në mënyrë të rregulluar pa e tejkaluar sasinë, ul rrezikun e prekjes nga kanceri, shmang sëmundjet e damarëve dhe të zemrës, lufton stresin, etj.
Hurma përmban minerale, potasium, magnez, kalcium, fosfat, hekur, dhe për këtë ajo nuk duhet të mungojë në dietën tuaj.
Ajo gjithashtu duhet të përdoret në mënyrë të vazhdueshme, pasi është një frut me dobi të pafundme.
Për shkak të sasisë së sheqerit që përmban ajo ndihmon trupin prej diarresë dhe sëmundjeve të tjera të imunitetit. Në ditët kur njerzit kanë shumë stres dhe janë të lodhur është mirë të hanë hurma.
Ja disa të dhëna për hurmat:
* Hurma është i vetmi frut që përmban yndyrë, karbohidrate dhe proteina.
* Hurmat e reja ushqejnë lëkurën, pastrojnë njollat e saj dhe ndihmojnë shtatzanet.
* Për shkak të nivelit të favorshëm të hekurit që përmaban, ajo është një ilaç për anemikët.
* Forcon mëlçinë pasi përmban vitaminat B1 dhe B2.
* Ajo është efektive kundër kollës dhe dhimbjeve të fytit.
* Hurmat në sajë të fosforit të bollshëm dhe kalciumi që përmbajnë kanë një funksion mbrojtës kundër çrregullimeve të kockave.
* Hurma është e favorshme edhe gjatë agjërimit sepse ka sheqer të tillë që e ndihmon trupin nga uria.