Më shumë se gjysma e shqiptarëve nuk kanë blerë asnjë libër vitin e fundit. Këtë shifër e konfirmon sondazhi i Euronews Albania dhe saktësisht është 65,9 përqind.

Megjithatë krahasuar me të dhënat e një viti më parë kjo shifër është ulur ndjeshëm. Të pyetur po në të njëjtën mënyrë, 1 vit me parë ishin 75 përqind e shqiptarëve ata që nuk kishin blerë asnjë libër, shifër kjo ndjeshëm më e lartë se këtë vit.

Ndërsa të pyetur se sa libra kanë lexuar këtë vit, 61 përqind u përgjigjën “asnjë” dhe me radhë më pas afërsisht 14 përqind një libër, 17 përqind dy-tre libra dhe vetëm 5 përqind deri në 5 libra.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here