Shumë herë marrim disa gjëra si të mirëqena.
Epo, nuk janë të gjitha aq të thjeshta. Çdo gjë ka një shpjegim… Nuk ka dyshim se tabela STOP është shenja rrugore më karakteristike në mbarë botën.
Në ndryshim, me shenjat e tjera, të cilat kanë formë të rrumbullakët, trekëndore apo drejtkëndëshe, ajo e STOP- it shquhet për ngjyrën e kuqe të ndezur dhe mbi të gjitha për formën e veçantë tetëkëndore. A keni menduar ndonjëherë pse?\
Përgjigjja është e thjeshtë. Kjo shenjë, si asnjë tjetër, lidhet me sigurinë rrugore dhe forma e saj unike tetëkëndore regjistrohet menjëherë dhe përgjithmonë, në “hard diskun” e trurit të njeriut.
Edhe njerëzit që nuk kanë mbajtur asnjëherë timonin në duar e dinë saktësisht se çfarë tregon kjo shenjë.