Të gjithë e dimë se konsumimi i sodës çdo ditë nuk është një ide e zgjuar. Po uji i gazuar?
Njerëzit e kanë përdorur ujin e gazuar me shekuj për të qetësuar stomakun e tyre, në radhë të parë për simptomat e pakëndshme të urthit, madje disa studime kanë treguar se uji i gazuar është më efektiv se uji i thjeshtë kur bëhet fjalë për lehtësimin e dispepsisë.
Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se pirja e ujit të gazuar me stomakun bosh mund të bëjë më shumë dëm sesa dobi.
“Acidi që përmbahet në ujin e gazuar është i rrezikshëm në stomak bosh, kështu që në vend që të zgjidhni problemin e urthit apo dispepsit, vetëm do ta përkeqësoni atë. Uji i gazuar është më mirë të pihet mes vakteve, ndërsa të gjitha pijet freskuese të gazuara duhet të shmangen sa më shumë”, shpjegon doktor Andrew L. Rubman.
Po kështu, konsumimi i tepërt i ujit të gazuar mund të përkeqësojë gjendjen e njerëzve që vuajnë nga GERD (sëmundja e refluksit gastroezofageal). Përveç pijeve të gazuara, ushqime dhe pije të tjera që mund të përkeqësojnë simptomat përfshijnë pijet me kafeinë, frutat ose lëngjet e agrumeve, ushqimet pikante dhe gjithçka që është tepër yndyrore.