Jahja Drancolli

Dita kur filloi historia e aviacionit botëror: Sot, 17 dhjetor 1903, shënohet 120 vjetori i fluturimit të aeroplanit të parë në botë. Në mëngjesin (10:35) të ditës në fjalë, vëllezërit Orville dhe Wilbur Wright morën kontrollin e makinës së tyre fluturuese në plazhet e Kitty Hawk, Karolina e Veriut. Ky aeroplan që ngrihet do të ndryshojë botën përgjithmonë.
Fluturimi i parë zgjati vetëm 12 sekonda dhe 120 metra. Në fluturimin e katërt dhe të fundit të ditës, Wilbur fluturoi 852 metra, duke qëndruar në ajër për 59 sekonda. Atë mëngjes, vëllezërit u bënë njerëzit e parë që demonstruan fluturimin e vazhdueshëm të një makinerie më të rëndë se ajri nën kontrollin e plotë të pilotit!
Burimi:
1) Foto më 17 dhjetor 1903. Fluturimi i Parë, 120 metra për 12 sekonda në Kitty Hawk, North Carolina: Orville Wright dhe John T. Daniels, fotografë, vëllezërit Wright Negativë;
2) Telegram, Orville Wright informonte ipeshkvin Milton Wright, për fluturimin e parë të suksesshëm, më 17 dhjetor 1903. Telegrami i vëllezërve Wright sot ruhën në Arkivin e Kongresit Amerikan, fondi Dokumente të zgjedhura që shënojnë 100 vitet e para të fillimimit të aviacionit amerikan!
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid0XK1Vxaf2Krq6qX16fCmwhaYW283BymcvNzhc5PCUEuYPSwxgcuEghTDqfEph13T5l&id=100008685422907

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here