Në rrjetet sociale është publikuar një dokument me rëndësi, për datën 28 Nëntor, transmeton Gazeta Metro.


Fjala është për Deklaratën origjinale të Pavarësisë së Shqipërisë, që është fotografuar më 28 nëntor 1937, nga Kel Marubi, në 25-vjetorin e kësaj ngjarje historike.

 

“Në Vlonë më 15/28 të Vjeshtës së Tretë 1328/1912

Pas fjalëvet që tha z. Kryetar Ismail Kemal beu, me të cilat tregoi rrezikun e math në të cilin ndodhet sot Shqipëria, të gjithë delegatët me një zâ venduan që Shqipëria më sot të bâhet në vehte, e lirë e e mosvarme”, thuhet ndër tjera në deklaratën e Pavarësisë.

Sipas raportimeve në media në Shqipëri, ky dokument origjinal nuk ekziston më, pasi është humbur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here