Një echidna me sqep të gjatë e cila mendohej të ishte zhdukur është rizbuluar në malet e Indonezisë.

Karakteristikat fizike të këtij gjitari janë gjembat e iriqit, noçka e milingonangrënësit dhe këmbët e urithit.

Kafsha u filmua në malet e Ciklopit në Indonezi rreth 60 vite më vonë nga hera e fundit që është parë dhe kjo ndodhi në ditën e fundit të një ekspedite 4-javore të shkencëtarëve të Universitetit të Oksfordit.

Biologu James Kempton gjeti imazhet e gjallesës së vogël në kartën e fundit të memories të më shumë se 80 kamerave.

“Ishte një ndjesi e madhe euforie dhe shumë çliruese sepse kishim qëndruar gjatë në terren pa asnjë rezultat deri në ditën e fundit. Iu bërtita kolegëve që ishin ende aty duke iu thënë ‘e gjetëm’, vrapova nga tavolina ime te dhoma e ndenjes dhe i përqafova”.

Emri i echidna-s vjen nga një krijesë mitologjike greke gjysmë-grua, gjysmë-gjarpër dhe është një kafshë shumë e ndrojtur dhe e vështirë për t’u gjetur.

Lloji që gjetën shkencëtarët i përket Zaglossus attenboroughi dhe është zbuluar vetëm një herë më parë nga një botanist hollandez në vitin 1961./tvklan.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here