Kompresa shëruese, shurupe dhe pika nga qepa në mjekësinë popullore përdoren që moti. Por, edhe mjekësia moderne njeh efektin e tyre.
Në vijim ju sjellim disa receta me qepë Dhimbjet në vesh: copëtoni gjysmë kokë të qepës, e ngrohni për pak kohë në një enë dhe e vendosi në një çorapë të hollë prej pambuku.
E ndrydhni pak që çorapja të laget. Këtë kompresë e aplikoni në vesh e më pas e forconi me fashë. Bën edhe për fëmijët. Alergjitë në polen: mos hidhni fletët e qepës – ato janë të pasura me kuercetinë, që pakëson inflamacionet dhe zbut simptomat e alergjisë.
Lëvoret e qepës i thani, i imtësoni dhe i përgatisni si çaj – i përzienim ujë të vluar, e lini për 10 minuta dhe procedoni. Pini2- 3 gota në ditë.
Kandida: marrë parasysh faktin se qepa është shumë e fuqishme, është ushqim i hatashëm në luftën kundër sëmundjeve kronike. Radikalët e lirë dëmtojnë qelizat, që mund të sjellë sëmundjet e zemrës, Alzheimer-it, probleme me qarkullim të gjakut, artrit reumatoid dhe sëmundjet tjera kronike.
Pagjumësia: në mënyrë që ta përgatisni lëngun për gjumë më të lehtë, një lugë lëng të freskët të shtrydhur nga qepa e përzieni me pak qumësht dhe e pini para gjumit. Nëse dëshironi shije më të mirë, shtoni pak mjaltë.