Shumë relieve të çmuara që tregojnë perëndi, bisha mitike dhe mbretër janë shkatërruar nga militantët e ISIS-it me eksplozivë dhe janë shndërruar në gërmadha.
Skulptura e një krijese mitike që daton në shekullin e 8-të para Krishtit u zbulua të martën nga arkeologët në Irakun verior, kryesisht e paprekur pavarësisht dimensioneve të saj të mëdha.
Shumë prej këtyre hyjnive prej alabastri me krahë të mëdhenj vendoseshin në hyrjet e qyteteve antike në të gjithë Perandorinë Neo-Asiriane, tani Iraku i sotëm.
Me kokën e një njeriu, trupin e një demi dhe krahët e një shqiponje, këto monumente simbolizojnë inteligjencën, forcën dhe lirinë. Kishte edhe versionet femërore që quheshin ‘apsasu’.
Me peshë 18 tonë dhe të gdhendur nga një copë guri gëlqeror, koka iu është konfiskuar kontrabandistëve në vitet 1990.
“Koka e Lamasusë u pre dhe u vodh dhe u gjet gjatë viteve 1990 nga dogana e Bagdadit. Mendoj se tani koka është në muzeun e Bagdadit. Pjesa tjetër e trupit u gjet këtu dhe është në gjendje të shkëlqyer,” tha Pascal Butterlin, profesor i arkeologjisë në Universitetin e Sorbonës në Paris.
I përmendur për herë të parë në shekullin e 19-të nga arkeologu francez Victor Place, relievi u zhduk nga të dhënat publike deri në vitet 1990 kur autoritetet irakiane vendosën t’i bënin një “ndërhyrje urgjente”.
Fillimisht, u ngrit në hyrjen e qytetit antik të Khorsabadit, rreth 15 km në veri të qytetit modern të Mosulit.
Ai u porosit gjatë mbretërimit të mbretit Sargon II i cili sundoi nga viti 722 deri në 705 para Krishtit dhe u ngrit në portat e qytetit për të siguruar mbrojtje.
“Tani mund ta studiojmë të gjithë kontekstin e kësaj porte të bukur e cila mund të jetë ende në gjendje shumë të mirë,” shtoi Butterlini.
“Kurrë nuk kam zbuluar diçka kaq të madhe në jetën time,” tha Butterlini për objektin me përmasa 3.8 me 3.9 metra. “Normalisht, vetëm në Egjipt ose Kamboxhia mund të gjesh objekte kaq të mëdha.
“Vëmendja ndaj detajeve është e jashtëzakonshme,” tha profesori i arkeologjisë së Lindjes së Mesme në Universitetin e Parisit I Pantheon-Sorbonne.
Gjatë kësaj periudhe grabitësit grabitën kokën dhe e prenë në copa për ta kontrabanduar jashtë vendit.
Pjesa tjetër e relievit i shpëtoi shkatërrimit të ISIS-it, i cili e pushtoi zonën në vitin 2014. Banorët e fshatit modern të Khorsabadit thuhet se e fshehën atë para se të iknin në territorin e kontrolluar nga qeveria.]