Teksa Atlantis, një kontinent kaq i përfolur prej dekadash, besohet se është “gëlltitur” nga oqeani, një tjetër masë tokësore është zbuluar. Bëhet fjalë për Argoland, një kontinent 155 milion vjeçar që dikur kishte thuajse të njëjtën sipërfaqe me Shtetet e Bashkuara. Tashmë janë mundur të zbulohen vetëm disa ‘copa’ të saj në Oqeanin Indian dhe Azinë Juglindore.
Sipas gjeologëve gjetja e Argoland ishte mjaft sfiduese.
Argoland besohet se është shkëputur nga Australia gjatë periudhës së vonë të historisë njerëzore e përgjatë mijëvjeçarëve kontinenti u zhvendos drejt Azisë Juglindore duke u zhdukur përfundimisht.
Prej kohësh, studiuesit kanë qenë thuajse të sigurt për ekzistencën e këtij kontinenti, por gjetja e një pjese tokë u bë mision shumë i vështirë. Por më në fund, u pikasën thërrime shëmbore të tokës së humbur në fundin e oqeanit dhe po ashtu të shpërndara në disa ishuj të vegjël.
Studiuesit thonë se kontinenti i dikurshëm përbëhej nga xhungla të gjelbra si ato të Indonezisë. Ata shtojnë se kontinenti u shkatërrua duke u copëtuar e zhytur në det.
Kontinente të tjera të humbura iu nënshtruan proceseve të ngjashme, duke përfshirë Zelandinë, një masë e zhytur pranë Australisë, e që dikur ndodhej në Detin Mesdhe.
Mënyra si janë zhdukur këto kontinente është jetike për të kuptuar procesin e evolucionit, biodiversitetit apo formimit të maleve./tvklan.al