Shkencëtarët kanë njoftuar se kanë gjetur rrënojat e kontinentit të humbur ‘Argoland’.
Shkencëtarët kanë gjetur një pjesë toke që u shkëput nga kontinenti australian afërsisht 155 milionë vjet më parë.
Një ekip nga Universiteti i Utrecht përcaktoi se toka 5000 kilometra e gjatë shtrihet në Azinë Jugore dhe aktualisht ndodhet 18,000 këmbë nën sipërfaqen e Oqeanit Indian.
Hulumtimi zbuloi se Argoland u zhvendos drejt veriperëndimit të kontinentit dhe përfundoi aty ku ndodhen ishujt e Azisë Juglindore.
Ekspertët zbuluan fragmente të vogla që mendohet se i përkasin Argoland.
“Argoland u nda në pjesë të ndryshme,” tha gjeoshencëtari Eldert Advokaat. Kjo është arsyeja pse kërkimi ynë zgjati kaq shumë. “Kemi kaluar shtatë vjet për të zbuluar enigmën,” tha ai.