Më 2 korrik 1990, 114 delegatë miratuan publikisht Deklaratën Kushtetuese, me të cilën Kosova u shpall njësi e veçantë në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave. Ky ishte një akt historik i pritur moti, që shprehte aspiratat e popullit të Kosovës për pavarësi shtetërore e territoriale nga Serbia.
Inteligjenca amerikane e kishte përcjellë me vëmendje këtë akt dhe kishte shkruar një raport, të cilin e kishte klasifikuar si “Top Sekret”.
“Jugosllavi: Kosova shpall Pavarësinë nga Serbia”, titullohej raporti i CIA-s, dokument të cilin e ka siguruar Demokracia.
Sipas raportit, të rinjtë shqiptarë do të ishte e vështirë të frenoheshin në rast të represionit serb.