Iliriku historik nuk ka nënkuptuar vetëm territoret e gadishullit të sotëm të Ballkanit, por edhe territore të tjera me popullsi ilire.
Historikisht, në bazë të burimeve, ky gadishull ka nënkuptuar dy pjesët e tij të pandara, sipas shtrirjes gjeografike:
ILIRIKU PERËNDIMOR (Illyricum Occidentis), ka përfshirë provincat: Rhetia, Noricumi, Pannonia, Dalmatia, Istria, Etruscia etj., pjesën perëndimore të gadishullit Ilirik dhe Gadishullin e Apenineve, me masivin malor të Alpeve dhe ishujt e detit Tirren).
Ky territor ka përfshirë në lashtësi, Italinë, Zvicrën, Austrinë, Slloveninë, Kroacinë, Bosnje dhe Hercegovinën, Malin e Zi etj.
Termi Ballkani Perëndimor, i cili përdoret aktualisht, nënkupton term politik, jo term gjeografik, të Ilirikut Perëndimor historik, dhe i përfshin një pjesë të shteteve të sotme nga ky rajon: Shqipërinë, Maqedoninë, Kosovën, Malin e Zi, Kosovën, Bosnje dhe Hercegovinë, Serbinë, por jo edhe pjesët e tjera të këtij rajoni gjeografik, siç janë njohur historikisht.
Pavarësisht se çfarë nënkuptojnë studiuesit e sotëm me këtë, si termi përdoret gjerësisht në literaturën shkencore dhe në përdorim të përditshëm (medie).
ILIRIKU LINDOR (Illyricum Orientis), ka përfshirë provincat: Moesia Prima (Superior), Prevalis, Dardania, Dacia Mediterra, Moesia Secunda (Inferior), Scythia minore, Thracia, Hemimontus, Rhodope, Europa.
Ky territor ka përfshirë në lashtësi, Rumaninë, Bullgarinë, Moldavinë, pjesën evropiane të Turqisë, pjesën lindore të Greqisë së sotme.
Termi Ballkani Lindor, nuk përdoret aktualisht, as si term gjeografik dhe as si term historik.
Pavarësisht se çfarë nënkuptojnë studiuesit e sotëm me këtë term, nuk përdoret gati aspak në literaturën shkencore dhe në përdorim të përditshëm (medie), për shkak të një censure të ashpër në dy shekujt e fundit, nën ndikimin dhe presionin e propagandës Rusomadhe ndër popujt dhe vendet ballkanike, si edhe në qarqet politike dhe shkencore të Europës.
Arsyet tanimë dihen. Por, studiuesit shqiptarë dhe të tjerë, sidomos historianët dhe gjuhëtarët, nuk duhet të bien pre e kësaj propagande, përderisa këto janë fakte historike të pakundërshtueshme, të cilat sot nuk mund të përdoren për qëllime politike, por që ta thonë të vërtetën shkencore. Për këtë çështje nuk duhet të ketë asnjë kompromis nga studiuesit dhe shkenca.
(22 tetor 2023)