Njerëzit që vuajnë nga dhimbjet e shpeshta të kokës, e dinë shumë mirë sa e besdisshme është kjo situatë, e cila i pengon ata të kryejnë aktivitetin e përditshëm.

Edhe pse mund të tingëllojë e çuditshme, thuhet se medikamenti më i mirë për shërimin e dhimbjes së kokës është kripa.

Zgjidhja më e mirë është kripa e Himalajeve, e cila është e pasur me minerale.

Kjo kripë përmban 84 elemente, të cilat ndihmojnë për rritjen e nivelit të seretoninës (hormonit të lumturisë) dhe forcojnë sistemin nervor.

Si ta përgatisni këtë pije magjike: Merrni një gotë me lëng limoni të freskët, shtoni 2 lugë çaji kripë dhe hidheni në një shishe të madhe me ujë.

Tundeni mirë përzierjen dhe konsumojeni atë herë pas here.

Ndoshta shija e pijes nuk është shumë e këndshme, megjithatë është vërtetë magjike dhe mbi të gjitha e shëndetshme.

Efektet pozitive të kripës së Himalajes :
• Rregullon nivelin e sheqerit në gjak
• Rrit përçueshmërinë tek qelizat nervore për përpunimin e informacionit dhe komunikimin.
• Pastron sinuset e bllokuara (që mund të jenë një nga shkaktarët e dhimbjes së kokës).
• Nxjerr acidet nga qelizat e trupit, sidomos qelizat e trurit.
• Rrit nivelin e seretoninës dhe melatoninës
• Vepron si një element i fortë kundër depresionit
Efektet pozitive të lëngut të limonit:
• Kjo pije, e pasur me vitaminën C dhe antioksidues, largon të gjitha toksina nga trupi dhe ju jep një ndjesi lehtësie.
• Balancon nivelet e pH-it në trup
• Mbron sistemin imunitar
• Ushqen trurin dhe qelizat nervore
• Ul inflamacionin në të gjithë trupin (dhimbja e kokës është një lloj inflamacioni,
prandaj lëngu i limonit e lehtëson atë).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here