Të gjithëve u pëlqen të mburren se janë të veçantë në një farë mënyre, dhe nëse rastësisht do të ishte gjallë (dhe në gjendje të fliste) një djalosh i madh nga Peruja do të mburrej se është kafsha më e rëndë në botë.

Është e qartë se specia e tij është zhdukur, por u zbulua se pjesëtarët e kësaj specie kanë peshuar pothuajse 200 tonë. Ky zbulim është gjithashtu i veçantë sepse u vërtetoi shkencëtarëve se disa nga gjetjet e tyre të mëparshme ishin të pasakta.

Bëhet fjalë për një specie balene të sapo zbuluar, e cila pagëzua me emrin Perucetus colossus. Mbetjet e njërit prej tyre u gjetën në shkretëtirën në jug të Perusë dhe, duke gjykuar nga gjithçka, kafsha bëri lëvizjen e saj të fundit me pendët e saj rreth 39 milionë vjet më parë. Meqenëse ky është fosili i parë i gjetur, asgjë nuk dihet për specien, përveç se dikur ka ekzistuar në planet.

Mundesh me e lexu edhe…

Zbulohet kafka e një grabitqari gjigant që kishte sunduar Tokën shumë kohë para dinosaurëve

– Eshtrat u gjetën në fakt 13 vjet më parë, por madhësia dhe forma e tyre na dhanë punë. Na u deshën tre vjet për t’i transportuar ato në kryeqytetin Lima, dhe që nga ajo kohë e deri më tani ne kemi qenë duke i studiuar ato – tha Eli Amson, një nga anëtarët e ekipit që punoi në kërkimin e këtij fosili, për BBC.

– ADVERTISEMENT –

Nga ky gjitar detar u gjetën 18 kocka, të cilët ekspertët i klasifikuan në familjen Basilosauridae. Me ndihmën e tyre u arrit në përfundimin se si dukej kafsha – ekspertët janë të bindur se kjo balenë ishte më e shkurtër se balena mesatare e kaltër (vlerësohet se është një kafshë deri në 20 metra e gjatë), por shumë më e rëndë, shkruan Katror.info.

FOTO: BBC NEWS

Sa ka peshuar? Nëse secila prej rruazave të saj peshonte më shumë se njëqind kilogramë, atëherë është e qartë se këto ishin kafshë vërtet të mëdha. Vetëm kockat e tij (besohet se nuk janë gjetur të gjitha), do të peshonin midis 5.3 dhe 7.6 ton. Kur shtohen të gjitha organet, muskujt dhe yndyra, vlerësohet se pesha e kafshës duhet të ishte midis 85 dhe 320 tonë.

– ADVERTISEMENT –

Deri më tani, kafsha më e rëndë e zhdukur konsiderohej të ishte një dinosaur i quajtur Hope. Ai ndoshta peshonte 100 tonë në kohën kur eci në planetin tonë dhe tani është i ekspozuar në Muzeun e Historisë Natyrore në Londër.

– Asnjëherë nuk e vendosim etiketën ‘më i madhi’ ose ‘më i rëndë’, sepse e dimë që shkencëtarët do të kenë të dhëna të reja në një moment. Por ajo që është e pabesueshme për Percetus është fakti se ai ishte kaq i rëndë në një kohë rreth 30 ose më shumë milion vjet më parë, dhe deri më tani ne mendonim se gjigantizmi te balenat u shfaq vetëm 4.5 milion vjet më parë – theksoi Richard Sabin, kurator i Gjitarët detarë në Muzeun e Historisë Natyrore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here