Kjo lule kundërmon si mish i kalbur, por është në rrezik zhdukjeje. Shkencëtarët kanë përllogaritur se 60% e 42 llojeve të bimës Rafflesia janë në “rrezik kritik” për shkak të shpyllëzimit, mungesës së farave dhe shartimit.

Disa prej llojeve të reja mund të zhduken përpara se të njihen nga shkenca.

Rafflesia arnoldi arrin një diametër deri në 1 m dhe sipas Kopshteve Kew në Londër është lulja më e madhe individuale në botë.

E quajtur edhe “lulja kufomë”, aroma e saj shpuese tërheq insektet mishngrënëse të cilat shpërndajnë polenin. Lulja ka 5 petale me ngjyrë të kuqe në kafe dhe pika të bardha. Ajo gjendet në disa zona të Indonezisë si Sumatra dhe Xhava, si dhe në ishullin e Borneos, Malajzi, Tajlandë dhe Filipine.

Lulja është shumë e rëndësishme për popullsitë indigjene të cilat e përdorin për të prodhuar pije energjike, për të rritur pjellorinë, për të ulur temperaturën dhe për të trajtuar dhimbjet e shpinës.

Ekspertët kanë propozuar një “qasje të kombinuar” për shpëtimin e saj ku rol kryesor luajnë komunitetet vendase. Ata kanë sugjeruar zgjerimin e zonave të mbrojtura, shartim jashtë habitatit natyror të lules, ekoturizëm dhe fushata në rrjetet sociale për ta cilësuar si “ikonë” të ruajtjes së bimëve./tvklan.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here