Nga Auron Tare

Heqja e Yllit nga Flamuri gjate periudhes se Berishes se pare ishte pjese nje debati midis specialisteve te Trashegimise Kulturore.

Koha menjehere pas renies se komunizmit mund ta justifikonte disi kete retushim historik ne nje prej veprave me madhore artistike te periudhes se realizmit socialist.

Nderkohe heqja fare e Yllit te madh pas figures se gruas dhe heqja e Librit nga dora e punetorit ne Mozaik ishte nje nderhyrje qe i hiqte nje pjese te mire te kuptimit kesaj vepre te realizmit socialist.

Restaurimi i pritshem me nje fond te Bashkimit Europian e konsolidoi vepren nga gjendja strukturale por nuk ktheu pjeset e hequra me pa te drejte nga nje veper qe i perket nje epoke tashme te perfunduar.

A duhet retushuar historia ne kete menyre?

A duhet qe periudha post komuniste te veproje me te njejtin standart si praktikat e periudhes komuniste e cila retushonte historine perpara saj?

A ka rrezik qe ashtu si brezi i lindur dhe rritur ne komunizem cili e mesoi historine te deformuar, edhe brezi post komunist te ndjeke te njejten menyre te mesuarit te historise?

A duhet nej veper e financuar nga fonde europiane te perfaqesoje nje histori te retushuar? 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here