History of Yesterday

Shkencëtarët kanë zbuluar se në një rajon gjeotermik të Tokës, kushtet mjedisore janë aq të këqija sa nuk mund të jetojë asnjë lloj qënie e gjallë. Studimi mund të jetë i rëndësishëm për përcaktimin e kushteve kufizuese të jetës edhe aty ku ka ujë të lëngshëm.

Është një nga mjediset më të ashpra në Tokë, përkatësisht rajoni gjeotermik i Dallolit, një rajon jashtëzakonisht i nxehtë, i kripur dhe acid. Pellgjet shtrihen përgjatë një krateri vullkanik që ndodhet në Etiopi, ku temperaturat e ditës tejkalojnë 45 gradë Celsius edhe në dimër.

Disa nga pellgjet qër përmbajnë kripë dhe acid kanë vlera jashtëzakonisht negative të pH. Pas një sërë testesh, studiuesit zbuluan se nuk ka jetë në pellgje, madje as mikroorganizma. Gjetjet u publikuan në revistën Nature Ecology & Evolution.

“Pas kryerjes së analizave në një numër shumë më të madh mostrash sesa në hulumtimet e mëparshme, ne ishim në gjendje të konfirmojmë se nuk ka jetë në këto pellgje dhe as në liqenet e kripës me magnez dhe Liqenet e Verdha”, tha autori i studimit, Purificación López García, një biolog në Qendrën Kombëtare Franceze për Kërkime Shkencore.

Hulumtimet e mëtejshme tregojnë të kundërtën

Përkundrazi, në zonat e shkretëtirës dhe në kanionet e kripës rreth rajonit gjeotermik, ka jetë në formën e një shumëllojshmërie mikroorganizmash primitivë (halofile nga grupi i arkeave) ndaj të cilëve mjedisi i kripur është i përshtatshëm për to.

Era dhe vizitorët përhapin një shumëllojshmëri të gjerë të mikrobeve në pellgjet dhe liqenet Danakil por sërish ajo mbetet e pajetë, sipas shkencëtarëve, të cilët arritën në këtë përfundim pas disa lloje testesh.

Testet i lejuan ata të bënin dallimin midis qelizave të vërteta dhe grimcave minerale të pasura me silikon që mund të ishin të ngjashme me to, pasi këto të fundit mund të “interpretoheshin si qeliza të fosilizuara, kur në fakt ato formohen spontanisht në kripë, edhe në mungesë të ndonjë forme jete. “tha López García.

Studiuesit zakonisht kanë përdorur prova të jetës në mjedise ekstreme në Tokë si një pikë referimi për të identifikuar kushte të ngjashme mjedisore që mund të tregojnë të dhëna për jetën në planetë brenda ose përtej sistemit tonë diellor.

“Studimi ynë tregon se ka vende në Tokë si këto pellgje Dallol që janë sterile pavarësisht nga prania e ujit të lëngshëm”, tha autori i studimit, duke shpjeguar se nuk mund të ketë jetë në këto pellgje, pasi ka barriera kimike si kripërat kaotropike të magnezit që kontribuojnë në zbërthimin e hidrogjenit.

Kombinimi i tyre me mjedisin e kripur, acid dhe të nxehtë e bën jetën të pamundur.

“Ne nuk presim të zbulojmë në planetë të tjerë forma jete që mbijetojnë në mjedise të ngjashme, ose të paktën jo nëse kemi të bëjmë me biokimi të ngjashme me atë tokësore,” përfundoi López García.

Ky vend duket i pabesueshëm pasi ne besojmë se planeti ynë përfaqëson jetën dhe evolucionin, dhe pa jetë, evolucioni nuk mund të ndodhë.

Nëse López García është i saktë në kërkimin e tij, ne mund ta shikojmë planetin tonë nga një këndvështrim shumë i ndryshëm, një perspektivë më mizore që tregon anën e pafalshme të jetës dhe njerëzimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here