Anton Nikë Berisha

(Ose: Pse ne shqiptarët në qenësi e njohim ende pak veprën dhe flijimin e Nënës Tereze për të varfrit e më të varfërve, për më të mjerët dhe për të gërbulurit?)

“Varej (Nëna Tereze) krejtësisht nga provania hyjnore për të gjitha nevojat tona e për ato të të varfërve […]  Më kujtohet se sytë e Nënës Tereze shikonin përtej kësaj bote. Nëna Tereze i qe dorëzuar në mënyrë të thellë, absolute, vullnesës së Zotit e, Zoti, e përdori si vegël për dashurinë e tij […] Zemra e Nënës digjej nga dashuria për Krishtin – Eukaristinë (në kungim), të cilit ajo ia kushtoi krejtësisht dhe paanësisht jetën e saj, me një besim të përzemërt në Të, e Ai e shndërroi (Nënën Te-reze – v. ime) në Veten e vet. Kështu, kur njerëzit e shihnin atë, në realitet e shihnin vetëm Krishtin[1]”.

Motra Nìrmala

Nisur nga librat që i kam lexuar nga autorët tanë për Gonxhe e Bojaxhiun – Nënën Tereze, tashmë e shpallur e shenjtë edhe nga Vatikani (atë qysh në jetë e kanë quajtur shenjtëresha e gjallë), nga shkrimet e ndryshme në gazeta e revista, nga ajo që thuhet në fjalime e predikime, nga bisedat me miq e me të njohur, po dhe me ata që i takoj për herën e parë, kam vërejtur, mund të them pa u mëdyshur, se ne ende nuk e njohim në qenësi punën dhe flijimin e saj për më të varfrit e të varfërve, për më të mjerët dhe të gërbulurit, për ata që shoqëria kishte hequr dorë si diçka e pavlerë dhe e panevojshme! Ajo që është edhe më e keqe bëjmë pak që ta njohim mirëfilli; na mjafton të bëjmë ndonjë takim dhe të themi se ka qenë shqiptare, se qenë bamirëse dhe se u ka ndihmuar të varfërve!

Ku janë shkaqet që njerëzit tanë ende nuk e njohin mirëfilli punën dhe flijimin e jetës së Nënës Tereze për tjetrin, pa dallim feje, ngjyre, treve e përkatësie etnike, është çështje e ndërliqshme dhe këtu nuk e ka vendin të shtrohet.

Në këtë kumtesë të shkurtër[2], po sjell vetëm disa nga faktet që heqin peshë për njohjen e punës dhe të flijimit të saj. Më gjerësisht kam bërë fjalë në disa libra dhe punime të botuara[3].

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here