Sprovë e madhe ta kesh babën e mirë…

Tregohet se në një odë (dhomë) konaku burrash, hidhet një pyetje; Kush është sprova më e madhe në familje.?
Burrat e odës nisën kuvendin për të sjell përvojat e historisë dhe jetës njerëzore, ndër të tjera thanë; se fëmija i keq qenka sprovë e madhe. Dikush tha gruaja e keqe e dikush komshiu i keq e kështu duke argumentuar dhe diskutuar.
Një plak i vjetër tha; dëgjoni këtu burra, sprova me e madhe qenka ta kesh babën e mirë.!?
E gjithë oda pushoi, fjalët ishin të holla, kuptimi i tyre mesa duket ishte edhe më i hollë.
Po si qenka kjo punë lum zotnia i tha dikush.?
Po tha; Me e pas babën e mirë qenka sprovë e madhe, sespe qenkan e vështirë ta mbash emrin e tij, qenka e rëndë ta ruash burrërinë e tij, qenka sprovë e madhe të jesh djali i tij.
Sado të përpiqesh përsëri njerëzit thonë; Eh çfarë babe ke pas ti…!

Nga populli

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here