Albert Einstein, një nga shkencëtarët më të mëdhenj dhe më me ndikim të të gjitha kohërave kishte teoritë e tij jo vetëm për fizikën, por edhe për jetën, fenë, arsimin, njerëzimin etj.
Këto janë disa nga thëniet e tij më të njohura.
Për shkencën
“Imagjinata është më e rëndësishme sesa dija.”
“Nëse e ne do e dinim se çfarë po bënim, nuk do të quhej kërkim, apo jo?”
“E vetmja arsye për ekzistencën e kohës, është që çdo gjë të mos ndodhë menjëherë.”
“Çdo gjë duhet të jetë aq e thjeshtë sa të jetë e mundur, por jo më e thjeshtë se aq”.
“Shkenca është një gjë e mrekullueshme nëse nuk të duhet të nxjerrësh jetesën me të.”
“Çdo budalla inteligjent mund t’i bëjë gjërat më të mëdha dhe më komplekse … Duhet një prekje gjenialiteti dhe shumë guxim për të lëvizur në drejtimin e kundërt”.
“Për çdo miliard grimca të antimateries, ka pasur një miliard e një grimcë materie. Dhe kur përfundoi asgjësimi i ndërsjellë, mbeti një e një miliardta – dhe ky është universi ynë”.
“Sa kohë që ligjet e matematikës i referohen realitetit, ato nuk janë të sigurta dhe, për kohë sa janë të sigurta, nuk i referohen realitetit”.
“Gjëja më e pakuptueshme për botën është se ajo është e kuptueshme”.
“Unë pohoj se ndjenja fetare kozmike është motivi më i fortë dhe më fisnik për kërkimin shkencor”.
Për fenë
“Perëndia nuk luan bixhoz me universin”.
“Shkenca pa fe është e çalë, feja pa shkencë është e verbër”.
“Qeniet njerëzore, perimet, ose pluhuri kozmik, ne të gjithë kërcejmë sipas një ritmi misterioz, i vendosur në distancë nga një lojtar i padukshëm”.
“Unë dua të di mendimet e Perëndisë … pjesa tjetër janë detaje”.
“Është e çuditshme situata jonë këtu në këtë tokë. Secili prej nesh vjen për një vizitë të shkurtër, duke mos ditur përsenë, e prapëseprapë, ndonjëherë duket sikur ka një qëllim hyjnor”.
“A besoj në pavdekshmërinë? Jo, dhe një jetë është e mjaftueshme për mua”.
“Shkencëtarët u quajtën heretikë të mëdhenj nga kisha, por ata ishin në të vërtetë njerëz më se fetarë, për shkak të besimit të tyre në rendin e universit”.
“Kur zgjidhja është e thjeshtë, Perëndia është duke u përgjigjur”.
Për luftën dhe paqen
“Nuk e di se me çfarë armësh do të luftohet Lufta e Tretë Botërore, por Lufta e Katërt Botërore do të luftohet me shkopinj dhe gurë”.
“Bota është një vend i rrezikshëm, jo për shkak të atyre që bëjnë keq, por për shkak të atyre që rrijnë e shohin pa bërë asgjë”.
“Paqja nuk mund të arrihet përmes dhunës, por mund të arrihet vetëm nëpërmjet mirëkuptimit”.
Për njerëzimin
“Vetëm dy gjëra janë të pafundme, gjithësia dhe marrëzia njerëzore, dhe unë nuk jam i sigurt për të parën.”
“Dallimi midis marrëzisë dhe gjenialitetit është se gjenialiteti ka kufijtë e vet.”
“Është bërë frikshëm e qartë, se teknologjia jonë ka tejkaluar humanizmin tonë”.
“Vetëm një jetë e jetuar për të tjerët është jetë e vlefshme”.
Për arsimin
“Arsimi është ajo që mbetet pasi ke harruar gjithçka që ke mësuar në shkollë”.
“Mësimdhënia duhet të jetë e tillë që, ajo që ofrohet të perceptohet si një dhuratë e çmuar dhe jo si një detyrë e vështirë”.
“Shembulli nuk është thjesht një tjetër mënyrë për të mësuar, është mënyra e vetme për të mësuar”.
“Mençuria nuk është produkt i shkollimit, por i përpjekjes gjithëpërfshirëse për ta fituar atë”.
“Leximi, pas një moshe të caktuar, largon mendjen nga shumë qëllime të veta krijuese. Çdo njeri që lexon shumë dhe përdor shumë pak trurin, bie në zakone të këqia të të menduarit”.