Nga: Abdulla Mehmeti

Të gjitha koleksionet e stemave (flamujt dhe simbolet) që identifikojnë etnitë dhe shtetet e krijuara ndër shekuj në kontinentin e Evropës, së paku ato stema të krijuara dhe ruajtura nga shekulli XV deri në shekullin XX, e mbajnë emër të përbashkët, STEMAT E ILIRISË*.

Disa prej këtyre koleksioneve, siç është ai i Fojnicës në Bosnje, përfshijnë mbi 139 stema nga më të lashtat deri te më të mëvonshmet, në periudhën kur është krijuar ky koleksion stemash (regjistër i stemave dhe simboleve), nga mbretëritë e periudhës Antike dhe Mesjeta, principata, shtete dhe perandori, të krijuara në kontinentin e Evropës dhe më gjerë(deri në Moskovi), sidomos në gadishullin e sotëm ballkanik, janë quajtur me një emër të përbashkët: STEMATOGRAFIA ILIRE apo STEMAT E ILIRISË.

Popujt që nuk kanë mundur deri më sot ta dëshmojnë autoktoninë e tyre në këtë hapësirë, nuk kanë asnjë tipar etnik, gjuhësor dhe veçori të tjera dalluese, që ta dëshmojnë përkatësinë e tyre në gjirin e këtyre popujve të Evropës Pellazge, sipas burimeve historike të lashta dhe të mëvonshme, ende vazhdojnë të trajtohen si popuj barbarë, pushtues dhe kolonialistë, të cilët kanë sajuar identitete të rrejshme etnike dhe kanë ngritur shtetet e tyre, gjatë dy shekujve të fundit, në territoret e huaja të pushtuara me gjak dhe krime, me masakra, zjarre dhe shkatërrime ndaj banorëve vendës dhe evndbanimeve të tyre të lashta (autoktone) në Gadishullin Ilirik.

Secili banor i lindur më vonë në këto vise, sipas parimeve morale, fetare dhe qytetëruese, duhet të trajtohet si banor vendës, edhe shtetet e tyre të sotme duhet të jenë të barabarta me ato të popujve autoktonë, por këto parime nuk kanë vlejtur më herët nga të parët, etërit dhe gjyshërit e këtyre banorëve të sotëm. Ata janë sjellë barbarisht mbi popujt tjerë vendës dhe kanë pretenduar edhe hapësira dhe territore të tjera nga vendet dhe popujt fqinj të tyre. Kjo është historia e përgjakur e rajonit ballkanik, që edhe sot i trazon lugetërit e ri, të ringjallur dhe frymëzuar nga bëmat e etërve dhe gjyshërve të tyre, për të cilat pasardhës e tyre sot duhet të skuqen, jo të krenohet e të krijojnë mite të rrejshme, për historinë dhe të kaluarën e tyre me helm urrejtje, faqe dhe duar të përgjakura.

* Këto burime historike nuk duhet të lidhen apo ngatërrohen me tendencën e disa popujve sllavë (serbëve) për ta dëshmuar rrejshëm prejardhjen e tyre ilire, as me lëvizjen ilire të kroatëve dhe sllovenëve, e cila është shumë më e vonshme, nga dhjetëvjetëshi i tretë dhe i katërt i shekullit 19-të.

(14 shtator 2022)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here