“N’anërat tona të lindjes njerëzitë vënë kurdo besënë [fenë] përpara kombërisë; një Grek, për pasqyrë, me të ndruarë besënë [fenë], le edhe kombërinë, edhe në u bëftë katholik thotë jam Frënk, në u bëftë mysliman, thotë jam Tyrk.
Vetëm Shqipëtari e le besënë [fenë] në radhë të-dytë edhe vë kombërin’ e-ti përpara. Shqipëtari, mysliman qoftë, orthodhoks qoftë, katholik qoftë, është gjithë-një Shqipëtar. Besa nukë sjell kurrë ndarje e çarje në meset të-tyre.
P’andaj edhe grindatë që ngjajnë në mest të besëvet [feve] për-herë edhe në atë Evropët të-ndrituarë, ato grinda s’dihenë në Shqipëri e s’kanë ngjarë kurrë në mest të Shqipëtarëvet.”
Sami FRASHËRI, “Shqipëria, ç’ka qënë, ç’është e ç’do të bëhetë”, Bukuresht, 1899.