Shpesh në histori disa gjëra mbesin të pa thëna, ose edhe të fshehura prapa perdës së mistershme të kohës dhe rrethanave të asaj epoke. Për të parë se pse historia e popullit tonë është e shkruar me gj.akun e dëshmorëve e të martirëve, mjafton t’i hedhim një vështrim sakrificës dhe sfidave për arritjen e lirisë dhe pavarësisë së Arbërisë nën udhëheqjen e kryeheroit tonë e vizionarit, Gjergj Kastriotit.
Kishin kaluar vite që nga pushtimi i Arbërisë nga dora gja.katare e Perandorisë otomane dhe marrja peng e shërbimi në oborrin e sulltanit, ndërsa Arbëria dhe populli i saj në anën tjetër vuanin e derdhnin djersë e gj.ak vetëm e vetëm për të qëndruar në trojet e paraardhësve të tyre. Kjo sakrificë e qëndresë e madhe, ky akt heroizmi i burrave e nënave arbërore, tregon më së miri se sa e shtrenjtë ishte liria që populli e nxori nga brenda pasi u rikthye arbërori më besnik e atdhedashës në historinë e Iliro-arbërorëve, lideri i urtë, strategu e mbreti Gjergj Kastrioti.
Ardhja e Gjergj Kastriotit në nëntor solli me vete edhe shpresën e madhe, se Arbëria do të bëhet ,se lirinë do ta gëzojnë të gjithë arbërorët e arbëroret të mëdhenj e të vegjël, dhe sikur që dihet kjo shpresë e madhe u mishërua. Arbëria nën udhëheqjen e kryezotit Gjergj Kastrioti pati qeverisjen mbretërore më të suksesshme në historinë e Arbërisë dhe të Evropës së asaj kohe.
Ai, jo vetëm e solli lirinë, pavarësinë, por edhe e unifikoj popullin arbëror në kuvendin e Lezhës , me këtë ai tregoi se për të pasur Arbëria themele të forta dhe e suksesshme duhet të jetë e bashkuar dhe të qëndrojë e tillë deri në fund. Madje ky kuvend i unifikimit arbëror nga Gjergj Kastrioti ishte si mësim e shembull për një unifikim të vetë popujve të Evropës.
Dhe kështu ky mbret i urtë i Arbërisë ishte një shpresë jo vetëm për Arbërinë e kohës së tij, por ai u pa nga sytë e popujve të Evropës edhe si shpresa e tyre dhe mbrojtja e tyre , për aq kohë sa ai jetoi, veproi dhe mbretëroi. Kështu ai deri në fund i mbrojti themelet jo vetëm të atdheut të tij, por të gjithë qytetërimit evropian. Ai ishte i vetmi që mbrojti e ruajti nderin dhe parimet rrënjësore të atdheut të tij.