Tridhjetë metra nën tokë në qytetin e Kukësit, është ndërtuar një ‘qytet’ apo vendstrehim i fortifikuar i cili është bërë pikërisht për t’u bërë ballë sulmeve luftarake por edhe atyre atomi ke.
Qyteti i nëndheshëm i Kukësit është ndërtuar gjatë komunizmit dhe aty ka pesë hyrje në tërë qytetin. Këto hyrje ishin bërë për kyçjen e të gjithë qytetarëve në këtë ‘qytet’ në mënyrë që të i shpëtojnë çdo sulmi luftarak.
Për këtë ‘qytet’ nëntokësor është punuar gati 20 vite dhe janë shpenzuar miliarda lekë. Ai është i ndërtuar 30 metra nën tokë dhe brenda tij gjenden shkallët në formë rrethore. Gjithashtu aty ka kryqëzime e tunele si një labirint, që janë të lidhura në mes vete dhe të dërgojnë në pjesë të ndrysh me të këtij ‘qyteti’.