Uji me limon para gjumit është një mënyrë shumë e mirë për të hidratuar trupin me ushqyes dhe vitamina. Uji është i dobishëm për çdo qelizë të trupit dhe ka efekt pastrues për organizmin.

Nëse e pasuroni me lëng limoni, uji do të ketë më shumë alkalinë. Që do të thotë se sistemi tretës do të përfitojë më shumë prej tij. Uji me limon ju mban të hidratuar dhe përmirëson funksionet e muskujve dhe tretjen. Sipas të dhënave, athtësia e limonit nxit edhe prodhimin e lëngjeve tretëse dhe qarkullimin e tyre.

Përse janë limonët kaq të veçantë?
Limonët kanë një shije të mirë por janë edhe një burim i shkëlqyer i vitaminës C, polifenolëve, antioksidantëve e të tjerë. Për më tepër, antioksidantët kurojnë organizmin nga dëmet e shkaktuara prej radikaleve të lira. Pirja e ujit me limon që në mëngjes i jep trupit antioksidantët e nevojshëm për rigjallërimin e lëkurës dhe freskinë e saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here