Inteligjenca artificiale, duket se po sjell përfitime të mëdha me zhvillimin e saj, pasi përdorimi i saj në botën e mediave, po tenton të zbeh punën që bëhet në moderimin e lajmeve.
Një gjë e tillë ka ndodhur së fundmi në shtetin fqinj, Mali i Zi.
Në median e atjeshme “Dan”, prezantimi i një edicioni të lajmeve është bërë përmes moderatores artificiale të quajtur “Sara”.
Ani pse kjo pjesë mund të sjell përfitime të shumta, diçka e tillë duket se vë në pah frikën e mundshme mbi informacionin jo të besueshëm, aq sa lajmet e përgatitura nga vetë gazetarët.