Pozicioni në të cilin bëni gjumë thotë shumë për qëndrimin dhe dhimbjet tuaja.

Ekspertët rekomandojnë vetëm dy pozicione gjumi për të mbajtur një shpinë të shëndetshme.

I pari është ‘ushtari’, pozicion i shtrirë në shpinë. Po ashtu nëse vendosni një jastëk poshtë gjunjëve, do të ju ndihmojë që shpina juaj të mbështetet më mirë në shtrat.

Pozicioni i dytë është ‘ëndërrimtari’ – një pozicion anësor me jastëk midis gjunjëve dhe kyçeve të këmbës.

Jastëku mes këmbëve dhe kyçeve, heq peshën e këmbës së sipërme, që është shumë më e rehatshme.

Ekspertët bëjnë thirrje kundër gjumit në stomak, kryesisht për shkak të tensionit që ju shkakton në qafë dhe shpinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here